E rëndë në Zagreb/ Vret ish-gruan dhe pesë të tjerë, më pas qëllon edhe veten

E rëndë në Zagreb/ Vret ish-gruan dhe pesë të tjerë, më pas qëllon edhe veten

Policia në Zagreb konfirmoi të premten se vrasësi i dyshuar i gjashtë personave në vendbanimin Kajzerica të kryeqytetit kroat, ka kryer vetëvrasje.

Gjashtë trupat e pajetë u gjetën të enjten mbrëma në një shtëpi familjare në Zagreb, pasi policia u alarmua për të shtëna me armë.

Mediat lokale raportojnë se vrasësi i dyshuar ishte ish-bashkëshorti i njërës prej viktimave.

Viktimat përfshijnë dy burra, tri gra dhe një fëmijë, u tha gazetarëve shefi i policisë në Zagreb, Marko Rashiq.

Vetëm një fëmijë shtatëmuajsh u mbijetoi të shtënave, njoftoi Radio Sarajeva.

Policia e gjeti të dyshuarin të vdekur në Brezovica, lagje e Zagrebit. REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?