Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe partneri i saj, aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë vetëm pak ditë më parë. Ata e quajtën vogëlushin Efehan dhe këtë emër ata e kishin treguar më parë për publikun.
Mbrëmë çifti është fotografuar duke dalë nga ambientet e spitalit, me foshnjen në krahë, teksa dukeshin të buzëqeshur. "Jemi shumë të lumtur, momentalisht jemi mbi re", u shpreh Almeda për gazetarët e pranishëm në momentet e daljes së tyre me të birin nga spitali, ndërsa zëri i dridhej.

Komento
Komente

