Referuar deklaratave dhe mallkimeve të Neritan Cekës ndaj atyre që do të shkojnë që të votojnë në 30 Qershor, Rama reagoi duke thënë se 'e ka zënë tartakuti. 70 e kusur vjeç dukej sikur kishte dalë xhindi nga filxhani'.

Ceka, duke u ndalur te mosha, u përgjigj duke thënë se 'Kjo është një deklaratë që më ngre edhe më shumë aksesin në rrjete sociale dhe në median shqiptare, një shkencëtari të harruar kohët e fundit, por që u kujtua Presidenti i Kosovës para dy ditëve dhe e dekoroi me urdhrin më të lartë të Kosovës.

Ndërkohë, dëgjoj cilësime që natyrisht janë marrë nga fjalori i Spiropalit. Për sa i takon asaj që thotë plaku 70- vjeçar, e ftoj zotin Rama në një sfidë modeste, ku të dojë ai, në një garë 50m, 100m, në ngjitje shkallësh deri te kati i parë nëse ngjitet dot para meje. Ndërsa për sa i përket shkallës së kulturës gjuhësore, besoj se nuk kam asnjë lloj gare që t’i ofroj" tha ai te Panorama.

Por kryeministri sot nga Pusteci vijoi replikën me ironi duke i thënë ish-kreut të Aleancës Demokratike se "Kishte thënë jam gati të bëj garë me Ramën kush ngjitet deri në kat të parë, unë e kisha si të zbresësh nga kati i dytë me këmbë në tokë.

Mallkojnë popullin për hallin e tyre, jo Neritani, se atë e ka zënë tartakuti. Kishte dalë Neritani nga filxhani sikur kishte dalë xhindi nga shishja. Ne nuk u premtojmë mrekulli dhe magji, pasi i bëjnë ata që shohin filxhan
".  


Lajmi kryesor:

Lobimi rus/ A do të shkojë Basha nesër në prokurori? Rama: Tani është i akuzuar, si do e përballojë?