Kryeministri Edi Rama sot ndodhej në qarkun e Korçës ku vijoi fushatën elektorale për zgjedhjet lokale duke prezantuar kandidatët. Nga Pogradeci, Rama u shpreh sot se opozita po bën çmos që negociatat të mos hapen me Bashkimin Europian, pasi kanë frikë nga drejtësia e re. Duke iu referuar, dosjes së lobimit rus, kryeministri tha se Basha nuk është më i dyshuar, por i akuzuar.
Rama tha se zërat që po përpiqen të fryjnë krizën politike duke thënë se vendi po shkon drejt një '97-te të dytë janë ata që propagandojnë për të prishur imazhin e vendit. Gjithashtu kryeministri theksoi se vendi nuk është në kushtet kur mund të përsërisë një konflikt civil për të ndjekur nga pas tekat e opozitës për pushtet. Gjatë qëndrimit në Pustec, bashki e minoritetit maqedonas, ai tha se u sqarua me presidentin e vendit fqinj për deklaratat e tij për negociatat dhe lexoi një mesazh të kryeministrit Zaev për minoritetin.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nesër në orën 09:30 është thirrur në Prokurorinë e Tiranës pasi do të njihet zyrtarisht me akuzën si i pandehur për lobimin rus në SHBA në periudhën zgjedhore të vitit 2017. Nga Pogradeci, Rama u shpreh sot se opozita po bën çmos që negociatat të mos hapen me Bashkimin Europian, pasi kanë frikë nga drejtësia e re. Duke iu referuar, dosjes së lobimit rus, kryeministri tha se Basha nuk është më i dyshuar, por i akuzuar.
"Arsyeja pse duan ta bëjnë Shqipërinë zhele për të mos hapur negociatat, është se ata e dinë se cfarë vjen. Vettingun nuk e ndaluan dot. Nuk mjafton pastrimi, pasi kur fillon negociatat në tavolinë ke dy kapitujt e parë dhe BE-ja të thotë urdhëroi kapitujt e drejtësisë. Ata e dinë mirë këtë, historia e vendeve që kanë hyrë në BE, duhet të provojnë që janë shtete të së drejtës. Po ku e përballon dot Saliu këtë situatë, po Iliri, po Lulëzimi që nuk e di sa vite ka që bën prokurorin LIVE dhe tani nuk është i dyshuar, por i akuzuar, si do e përballojë këtë? Prandaj fallxhorja punon ditë natë që rruga të mbyllet" tha ai.
Lideri opozitar së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, por edhe Ilir Dervishin sipas prokurorisë akuzohen për falsifikim dhe fshehje të financimeve. Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.
Shqiptarja.com siguroi shkresën e firmosur në datë 12 qershor nga prokurorët e çështjes Ervin Karanxha, Gjergji Tako dhe Kole Hysenaj, ku theksohet se nëse Basha nuk paraqitet ditën e hënë (nesër) në orën 09:30 në prokurori do të bëhet shoqërimi i detyrueshëm.
Vendimi i prokurorisë së kryeqytetit vjen pas letër-porosive nga SHBA. Lulzim Basha dëshmoi në 25 mars në prokurorinë e Tiranës për rreth një orë për lobimin në SHBA (lexo ketu). Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.
Gjatë takimit në Pogradec, Rama ka ironizuar sërish kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ish-deputetin e zonës nga PD-ja, Klevis Balliu që tentoi që ti bllokonte rrugën. Rama nxori një filxhan para elektoratit dhe nisi “të lexojë fatin”, duke ironizuar.
"Këtu është zona e Bahri Falliut doja t'u tregoja me filxhan. I thotë, Faro shoh një peshk të madh, në formë F-je, edhe lek i madh Faro, lek i madh, edhe Faro i thotë po kjo K-ja këtu çfarë është? Koran? Joooo Faro i thotë, kjo K-ja është Klevisi, edhe i thotë Farua, po ca bën ky këtu? Po më ha lekët mua?
Dhe fallxhorja i thotë, jooo, ëëë… t’i ha Faro t’i ha, po shiko këtu si hapet rruga e gjolit dhe ja ku e ke, dhe del një 'I' që është Iliri dhe shikoje si e bën Iliri zjarr, zjarr, gjithë gjoli bëhet tigan dhe Klevisi bëhet Ministër Drejtësie. Në këtë situatë mirë është që të qeshim pak me këta, që janë për të qarë e për të qeshur, për ti qarë i qamë, tani është mirë të qeshim. Ishte e shkruar ta kalonim edhe këtë" tha Rama me ironi.
Gjatë takimit në Pogradec, kryeministri Edi Rama u shpreh se kryetari aktual i bashkisë Eduart Kapri (i zgjedhur nga PD-ja) është një derdimen që e ka mendjen vetëm që të bëjë pallate. "Ky derdimeni që keni këtu e ka mendjen vetëm të bëjë pallate dhe nuk ka sjellë një projekt të vetëm serioz që ta mbështesim" tha ai.
Por a do të bëhen zgjedhjet në 30 Qershor? Rama edhe njëherë u tregua i prerë duke bërë ironi edhe me grupin e militantëve që tentuan ti bllokonin rrugën në hyrje të qytetit.
"Konkurrentët ishin rrugës, një çetë e vogël atje, grupe të shpërndara në rrugë , që të kujtojnë grupet e enveristëve në 1990 dhe në fillim të 1991 kur dilnin të frenuar të pa frenueshmen. Sot dalin për të frenuar drejtësinë, por nuk kanë për t'ia dalë.
Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor, nuk e luan as topi dhe as burri i fallxhores" referuar Presidentit Meta. Në fjalimin e tij, si cdo herë kishte vend edhe për një batutë për Kryemadhin, referuar motit në Pogradec. "E mbylli qiellin fallxhorja, por ne do të vijojmë punën, se ne për këtë punë jemi këtu".
Militantët e PD-së dhe LSI u mblodhën për t'i bllokuar rrugën kryeministrit Rama që po kthehej nga Pusteci për të prezantuar kandidatin në Pogradec. Të pranishëm ishin edhe ish-deputetët Klevis Balliu, Ervin Salianji, Endri Brahimllari dhe simpatizantë të tjerë të opozitës.
E ndërsa incidente nuk pati, debati dhe përplasja verbale mes ish-deputetëve të PD-së dhe n/ drejtorit të policisë së Shtetit, Gjovalin Loka nuk mungoi. Zyrtari i policisë u tha se ata që thanë se “do ia heqin pantallonat nga koka” do të mbajnë përgjegjësi.
Ndërkohë që policia kishte marrë masat për të shmangur incidentet dhe bllokimin e rrugës. Në momentin që kaloi eskorta nuk u shënuan incidente. Pak ditë më parë në Librazhd u shënuan incidente, pasi u godit eskorta e kryeministrit.
Pjesë nga debati
Gjovalin Loka: Nuk ka shans njeri që qytetarit Gjovalin Lokaj t’ia heqë pantallonat nga koka.
Klevis Balliu: Çfarë pantallonash?
Gjovalin Loka: Ata që e kanë shkruar t'i dalin për zot
Klevis Balliu: Kë kërcënon?
Gjovalin Loka: Atij që i ka thënë.
Endrit Brahimllari: Ruaj qetësinë, mos merr ngarkesën e Ramës se është turp.
Ish - deputetët Balliu dhe Salianji
Çadra që u hodh kur kaloi eskorta e Ramës
Nga Pusteci, që është bashki minoritare, Niko Peleshi u shpreh se koha e humbur me kandidatët e mbështetur në të kaluarën do të fitohet me Pali Kolevskin, që garon në 30 Qershor.
"Është e vetmja pjesë e vendit ku përvec këtij sheshi të dallosh punën e bashkisë, edhe ky është pjesë e rilindjes urbane. Ne këtë herë do të kandidojmë një nga djemtë tuaj më të mirë, Pali Kolevskin. Një kryetar që u shtrohet punëve dhe jo halleve të veta me ligjin.
Le ti lëmë pas zgjedhjet e gabuara të së shkuarës, le të fitojmë kohën e humbur" tha ai. Ndërsa vetë kandidati Pali Kolevski tha se "Furnizimi me ujë të pijshëm është problem, largimi i mbeturinave, kanalizimet dhe infrastruktura rrugore. Dua të votoni për numrin 1 dhe atë 30 të PS".
Kryeministri Rama u shpreh se 'Jemi dy popuj miq dhe vëllezër, nuk ka asnjë problem, asnjë cështje të hapur. E kemi pasur shumë të vështirë që të bëjmë më shumë me bashkinë tuaj. Për Palin nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë të keqe. Këtu mungon uji, kanalizimet...". Kryetari aktual i Bashkisë së Pustecit është Edmond Themelko.
Referuar deklaratave dhe mallkimeve të Neritan Cekës ndaj atyre që do të shkojnë që të votojnë në 30 Qershor, Rama reagoi duke thënë se 'e ka zënë tartakuti. 70 e kusur vjeç dukej sikur kishte dalë xhindi nga filxhani'.
Ceka, duke u ndalur te mosha, u përgjigj duke thënë se 'Kjo është një deklaratë që më ngre edhe më shumë aksesin në rrjete sociale dhe në median shqiptare, një shkencëtari të harruar kohët e fundit, por që u kujtua Presidenti i Kosovës para dy ditëve dhe e dekoroi me urdhrin më të lartë të Kosovës.
Ndërkohë, dëgjoj cilësime që natyrisht janë marrë nga fjalori i Spiropalit. Për sa i takon asaj që thotë plaku 70- vjeçar, e ftoj zotin Rama në një sfidë modeste, ku të dojë ai, në një garë 50m, 100m, në ngjitje shkallësh deri te kati i parë nëse ngjitet dot para meje. Ndërsa për sa i përket shkallës së kulturës gjuhësore, besoj se nuk kam asnjë lloj gare që t’i ofroj" tha ai te Panorama.
Por kryeministri sot nga Pusteci vijoi replikën me ironi duke i thënë ish-kreut të Aleancës Demokratike se "Kishte thënë jam gati të bëj garë me Ramën kush ngjitet deri në kat të parë, unë e kisha si të zbresësh nga kati i dytë me këmbë në tokë.
Mallkojnë popullin për hallin e tyre, jo Neritani, se atë e ka zënë tartakuti. Kishte dalë Neritani nga filxhani sikur kishte dalë xhindi nga shishja. Ne nuk u premtojmë mrekulli dhe magji, pasi i bëjnë ata që shohin filxhan".
Kryeministri Edi Rama dje iu përgjigj deklaratës së presidentit të Maqedonisë së Veriut i cili u shpreh se Maqedonia duhet të trajtohet veç nga Shqipëria lidhur me procesin e hapjes së negociatave, pasi sipas tij është në rrëmujë dhe kjo gjë mund të dëmtojë edhe vendin e tij. Rama sot nga Pusteci, tha se ishte sqaruar pasur një komunikim që kishte pasur me kreun e shtetit fqinj.
"Presim çeljen e negociatave por ndryshme nga Maqedonia është në përpjekje për t'i shpëtuar një kurthi nga brenda që nuk duan negociatat. Presidenti i Maqedonisë kishte bërë një deklaratë ku nënkuptonte se mund të ndahen në trajtimin e tyre.
Presidenti më shkroi dhe u sqaruam lidhur me këtë deklaratë, por e vërteta është që ka një dallim të rëndë për të ardhur keq për ne. Presidenti i Maqedonisë është pjesë e përpjekjes së popullit të tij për të bindur vendet anëtare, KiE-në, ndërsa Presidenti i Shqipërisë është pjesë për të kundërtën, për të krijuar një dyshim që të kthehet në bindje te disa nga vendet, apo te ata që duhet ti bindim së bashku.
Me sjelljet, qasjet dhe papërgjegjshmërinë dhe ndërhyrjen skandaloze në procesit zgjedhor në funksion të një plani ku ai dhe Berisha janë koka, Lulzimi dhe fallxhorja janë marioneta. Presidenti na bën të ndihemi të turpëruar. Ai duhet të merret me qetësimin e fallxhores dhe të ndalonte kafen turke në Shqipëri deri në 30 qershor dhe qetësimin e doktorit. Çfarë i kushton Metës ta ndalonte kafen turke dhe nuk kishte më situata qesharake dhe të rrezikshme" tha ai.
Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe në Pustec, bashkinë minoritare në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit duke prezantuar kandidatin Pali Kolevskin. Në fillim të fjalës së tij, ai zbuloi edhe një mesazh nga homologu i tij maqedonas.
"Dje pata një komunikim me kryeministrin e Maqedonisë dhe i thashë që sot do të isha në Pustec dhe kërkoi t'u lexoja një mesazh që më çoi në telefon, që po e lexoj tani 'Maqedonia dhe Shqipëria janë dy partnerë të ngushtë, ne punojmë së bashku për të mirën e qytetarëve tanë, shumë shpejt do të jemi aleatë në NATO dhe e ardhmja jonë është në BE. Dy kombe dhe njerëz të afërt, maqedonasit dhe shqiptarët. Ne jetojmë së bashku, respektojmë njëri tjetrin, dallimet tona, dhe qëndrojmë krah për krah në të mirë dhe të keq.
Unë besoj se shoku im (Rama) është i angazhuar për të respektuar identitetin kulturor të maqedonasve në Shqipëri. Ashtu sikundër dihet se unë jam i angazhuar të mbroj trashëgiminë kulturore të shqiptarëve në Maqedoni. Unë besoj se ai (Rama) do të punojë bashkë me ju për të përmirësuar shërbimet dhe për të sjellë rritje dhe progres për secilin, ashtu sikur unë në Maqedoni. Të fala Zoran Zarev" ishte mesazhi i tij.
Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se akuzat për blerje të votave përhapen nga Monika Kryemadhi duke e quajtur këtë një situatë paradoksale pasi edhe kjo e fundit sipas tij është e përfshirë në blerjen e votave. Dhe këtë- tha Rama- nuk e kam thënë unë por edhe vetë Lulzim Basha.
"Fallxhorja i tremb të tre ata dhe këdo që i del përpara. Kishte çmendur edhe Neritanin. Del fallxhoja thotë 'Zot shpëtoje Shqipërinë nga blerja e votave, por të merrej Zoti me këtë punë do e mbyllte brenda në shtëpi'. Po këtë nuk e them vetëm unë. E ka thënë vetë Lulzimi, SHPK-në e sheikut të Skraparit e blerjes së votave", tha Rama.
Gjatë fjalës së tij në Maliq, kryeministri Edi Rama u kthye pas një kohë për të bërë një paralelizëm të situatës politike në vend.
"Kur isha i vogël, Kishim në lagje një person i cili dilte në kat të katërt dhe thoshte hapni vendin se do hidhem. Një ditë të bukur u hodh një tjetër. Tha Lulzimi hapni vendin se do hidhem u hodh Ilir Meta", tha Rama.
Kreu i qeverisë Edi Rama tha se zërat që thonë se mund të përsëritet një '97 e dytë përhapen nga ata që i tremben zgjedhjeve. Ai tha se vendi nuk është në kushte për konflikt. Ai thumboi presidentin Ilir Meta dhe vendimin e tij për anulimin e zgjedhjeve duke thënë se burimi që justifikon aktin e tij është filxhani dhe parashikimet e Monika Kryemadhit.
"Nuk ka rrugë tjetër përveçse të shpresojnë se këtë hov njerëzit ta marrin për kërcënim. Se çfarë '97 do bëhet këtu. Me molotovë në dorë do e bëjnë këta. Ku janë këtu kushtet për konflikt, që populli të ngrihet të mbrojë Lulin, Ilirin, Saliun dhe fallxhoret. Këto janë blofe nga njerëzit që besojnë më shumë filxhanin, që nga Ilir Meta që anulon zgjedhjet në mes të zgjedhjeve. Njësoj si të anulohet ndeshja në mes të saj. Thotë se kam burime të besueshme, dmth filxhani. Thotë ajo kam parë një gjarpër në formë tete, protesta e 8 qershorit. Nuk del dot para popullit se populli i njeh shumë mirë. Asnjë merak nga konfliktet dhe nga zgjedhjet. Të gjitha ata që e duan dhe e ndjejnë detyrën ndaj Shqipërisë të marrin pjesë në zgjedhje. Askush të mos përzihet me ta, të mos bëhet mish për top për ta", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha nga Maliqi në 30 qershor nuk do vendosen vetëm kryetarët e bashkive por fati i Shqipërisë për 30 vitet e ardhshme.
"Plani ishte ndryshe por ishte kërkesa e shumë prej jush që ta zhvillnim një takim të madh edhe pse kishim planifikuar thjesht një vizitë. E kam thënë edhe herë të tjera se kjo është një fushatë shumë e lehtë sepse punët flasin më shumë se fjalët. Në këto zgjedhje punët u ngatërruan pak por për shak të kundërshtarëve tanë janë kthyer në zgjedhje politike,, qytetare dhe atdhetare. Nuk do vendoset se kush do drejtojë bashkitë por si do jetë fati i Shqipërisë në 30 vitet e ardhshme. Sot ata kanë ikur nga parlamenti për të penguar Shqipërisë sepse vettingun nuk e bllokuan dot. Vettingu do shkojë para dhe ne do arrijmë që reforma në drejtësi të jetë e paprekshme. Duan të krijojnë idenë se Shqipëria është një vend ku nuk bëhen dot as zgjedhje jo më të hapë negociatat me BE. Kjo është baza, shtysa, motivi. Që ku kanë ikur nga parlamenti kërkojnë me çdo kusht të djegin zgjedhje", tha Rama.
Shihni neser kur te paraqesi nje rraporte mjekesor te firmosur nga byth lepiresi Bardh Sphia,ndersa gjygjtaret e Sali krimit perseri dota mbydhi ket krim qe ka bo ky hajdut i 280 milion eurove.
PërgjigjuRama dhe lleshi duhet te fute ne burg jo vetem BASHEN e Saliun por te gjithe antaret e PD LSI dhe te gjithe opozitaret nuk na duhen parti te tjera vetem PARTIJA e ed Rames na duhet te tjeret Jane kot RROFTE Enveri RROFTE Rama ROFTE RILINDJA
PërgjigjuTa arrestojne agjentin Rus kelyshin e kurves se na rruajti Salen nuk po na le te jetojme rehat ne vendin tone! Ne burg te gjithe keta pisa si Sala e Mona Iliri e Basha e ca te tjere se nuk po mban me populli do ti qeroje vet pastaj
PërgjigjuPo pse ore premton 24 ore uje per pustecin Duke iGENJYER POPULLIN SI DAKUA QE I PREMTOJE DURRSAKEVE PER 24ore. uje SOT E 12 vite ne DURRES KENDOHET LEGJENDA E UJIT VETEM 1.5 ore uje ne dite ka durresi sot MERILINDJEN ERAMES NE KRYE
PërgjigjuEvlad ne jemi djepi i Njerzimit,bota po kërkon nga ne të jemi të arsyeshëm dhe NJERZOR
PërgjigjuEDHE NJE HERE SI NE HONKONG PROTESTA PROTESTA DERI SA TE LARGOJME DIKTATORIN
Përgjigjupo ca merreni me pencionistin, te ishte ne shtet tjeter e te ngriheshe ne proteste te dhunshme e ta shikonte si e mbanin ne ajer nga dajaku. po kan mesuar ketu be dhun me te madhe dhe pastaj eshte politike.
O pencionisti : merr nje abetare se qenke per te ardhur keq.... dhe meso si shkruhet Hong Kong .... dhallin tani se eshte vakti
me 1000 lek te reja ora, te bej une therapi truri, por te duhen 10.220 dite therapi truri ty edhe ju te pd dhe lsi. aq jane 28 vjet llum qe ju ka dhen sali serbi dhe LSI russi
O pensionist i leshit që as emrin nuk di ta shkruash... Ku e pe diktatorin ti qe ne te tjerët nuk e shofim apo e ke fjalën për sali leshin......????
O pencjonist a e ke pare se cfar ju ben pllicija atyre protsestuve qe jan te dhunshen ne Hong Kong