Në videon e publikuar në Facebook e kryeministrit Rama teksa prezantonte “Programin 1 miliard për rindërtimi”, në mes komenteve të shumta që janë bërë në postim, vihet re komenti lavdërues i ish- deputetit Shkëlqim Selami.
 
Ish- deputeti i LSI në Vlorë i cili u largua pasi e kapte ligji i dekriminalizimit, ka lavdëruar punën e bërë nga kryeministri Rama madje ai shkon më përtej duke e konsideruar Ramën si një njeri perfekt.
 
“Vazhdo reformat dhe mos u ndal je njeri perfekt respekt për ju dhe punën tuaj!”- ka shkruar Selami.
 
Disa komentues të tjerë e kanë parë programin e ri të Ramës shumë të vlefshëm dhe shumë të nevojshëm, por fakti që po vjen në prag fushate për ta ia humb paksa vlerat.
 
Por Rama nuk ka nguruat t’u kthejë përgjigje të gjithë komentuesve që e shohin këtë projekt si një premtim fushate. Ai shkruan se qeveria e tij ka treguar se ka punuar gjatë gjithë kohës. 


rama
(Komenti i parë i ish- deputetit Shkëlqim Selami)

rama
rama
(Komentet në adresën e kryeministrit Rama)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)