E shkarkuan në dhjetor, djali i Lerdës: Te Partizani duan vetëm lekët e Gaz Demit

E shkarkuan në dhjetor, djali i Lerdës: Te Partizani duan vetëm lekët e Gaz Demit

Menjëherë pas humbjes turpëruese 3-0 kundër Besëlidhjes në Kupë të shumta kanë qenë komentet negative në faqen e Partizanit në rrjetet sociale. Ndër komentuesit ka qenë edhe Matia Lerda, djali i Franco Lerdës, trajnerit të shkarkuar në dhjetor nga Partizani pas humbjes në derbi.

Matia fillimisht ka deklaruar se kjo ndodh kur të kuqtë largojnë nga pankina një profesionist si i ati i tij, ndërsa më pas ka shtuar se futbollistës që janë te Partizani mendojnë vetëm për të marrë paratë nga presidenti Gaz Demi.

Postimi i Matia Lerda-s:

“Bravo, keni kritikuar kush ju mësonte çfarë ishte futbolli. Në vend që të mësonit, vetëm kritika, vazhdoni kështu se futbolli shqiptar rritet! U preferua të mbaheshin në staf persona që mendonin vetëm për të mirën e tyre dhe të marrin para nga Gazi, që flasin shumë por që vlejnë pak, ky është fundi që zgjodhët, bravo.

Nuk e kuptuat që skuadra ishte mes të parave sepse kishte një trajner që skuadra të tjera nuk e kane, e larguat, ja shkatërrimi. Kampionë, kampionë, kampionë, çdo vit fillohet nga zero, Tirana dhe Kukësi janë skuadra shumë të forta, asgjë nuk është e sigurt. Mendjemadhësia e solli këtë,”- u shpreh Matia, djali i Franko Lerdës.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok