E shkarkuan nga Bayern Munchen
Carlo Ancelotti s'do drejtojë në Itali

E shkarkuan nga Bayern Munchen<br />Carlo Ancelotti s'do drejtojë në Itali<br>
Tekniku italian Carlo Ancelotti pas shkarkimit nga Bayern Munchen në fundin e shtatorit, dëshiron një tjetër sfidë jashtë Italisë për karrierën e tij profesionale.

Sipas mediave kineze thuhet se trajneri është kontaktuar nga klubi i Supeligës Kineze, Guangzhu Evergrande. Ai do të ishte trajneri i tretë italian për të drejtuar kampionët e Kinës pas Marçelo Lipit dhe Fabio Kanavaros.

Po sipas mediave kineze, çështja e firmës mes Guangzhu dhe Ancelottit është mbyllur. "Klubi i Guangzhu Evergrande do të njoftojë emrin e trajnerit të ardhshëm menjëherë pas përfundimit të këtij sezoni. Nëse nuk ndodh ndonjë gjë e papritur atëherë skuadrën do e drejtojë italiani Karlo Ançeloti", raportojnë mediat kineze. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat