Aktori Bes Kallaku është rikthyer në vëmendjen e publikut me një rrëfim të ndjerë gjatë një interviste me Grida Dumën, ku foli hapur për kapitujt e mbyllur të jetës së tij, përfshirë edhe divorcin nga ish-bashkëshortja Xhensila Myrtezaj.

Aktori ka deklaruar se për të e shkuara është një histori e përfunduar dhe se fokusi i tij është plotësisht te e tashmja.

“E shkuara ime është e vdekur. Unë po jetoj të sotmen”, u shpreh Kallaku.

Po ashtu, ai foli edhe për zhgënjimet që ka përjetuar nga njerëz që dikur i kishte pranë, duke nënvizuar se jo gjithmonë mirësia kthehet në të njëjtën mënyrë. 

Kallaku theksoi se forca dhe pasuria e tij më e madhe janë dy fëmijët, prindërit dhe besimi te Zoti.

'Zoti është me mua, kush mund të jetë kundër meje?! Përveçse ju kam dhënë dorën, ju kam dhënë edhe bukën. Sado të zgjasë nata, do lindë dielli, do të vijë dita. Sa armiq që kemi, dhe sa “miq” armiq që kemi përreth. Pasuria ime më e madhe janë dy fëmijët e mi, nëna dhe babai im. E marrim jetën për të mirëqenë. Sikur s’do na ndodhë kurrë e keqja. Ndërroi jetë edhe Shpati i shkretë. A kishte plane për sot?', tha ai.