DURRES - Pesë persona të ndarë nga jeta si pasojë e aksidenteve rrugore vetëm brenda një dite, është bilanci tragjik i kësaj të shtune.
Ngjarja e regjistruar gjatë orëve të vona të mbrëmjes së sotme në qytetin e Durrësit, ka përmbyllur numrin e viktimave nga aksidentet automobilistike.
62-vjeçari Fatmir Kone, ka gjetur vdekjen pasi është përplasur për vdekje nga një makinë në aksin Maminas-Gjiri i Lalzit.
62-vjeçari ishte këmbësor dhe po kalonte në anën tjetër të rrugës, ndërsa pas përplasjes nga makina nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Policia është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes, pasi është larguar pas aksidentit.
Ndërsa, në Korçë një 59-vjeçar vdiq në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pasi u përplasur aksidentalisht nga kushëri i tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Tren në rrethin e Korçës, kur shtetasi Edi Çollaku ka qenë duke ecur me makinë dhe për të shmangur shtypjen e deleve ka përplasur aksidentalisht kushëririn e tij.
Viktima e parë e kësaj fundjave u shënua në orët e para të mëngjesit në "Rrugën e Kombit", ku dalja nga rruga e një autoboti nafte rezultoi fatale për drejtuesin 45-vjeçar nga Kosova.
Ndërsa pak orë më vonë një 60-vjeçar nga qyteti i Fierit ndërroi jetë pasi u përplas nga një furgon në vendin e quajtur Kthesa e Patosit
Në orët e pasdites një fëmijë 8-vjeçar humbi jetën pasi u përplas për vdekje nga një automjet. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:10 në segmentin "Rruga e Arbërit" në Bulqizë. Vogëlushi po kalonte në anën tjetër të rrugës që lidh qytetin e ri me qytetin e vjetër, kur u përplas nga një makinë tip Audi me targa AA 747 ER.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO