E shtyu nga shkëmbinjtë sepse ngatërroi rrugën, 30-vjeçari kokulur i drejtohet gjykatës: Ngushëllime familjes dhe sa më shumë forcë, unë i mbaj përgjegjësitë e mia

E shtyu nga shkëmbinjtë sepse ngatërroi rrugën, 30-vjeçari kokulur i drejtohet gjykatës: Ngushëllime familjes dhe sa më shumë forcë, unë i mbaj përgjegjësitë e mia

Vrasësi i Garifalias

GREQI- “Ngushëllime familjes, i uroj forcë për humbjes e Garifalias”, tha vrasësi i 26-vjeçares që e hodhi nga shkëmbi, kokulur teksa po shkonte të paraqitej në gjykatë përpara hetuesit.

Turma e mbledhur rreth ti, me njerëz të zakonshëm por e priste në gjykatë për t’i thënë me zë të lartë për herë të fundit “Turp, Turp!”.

Ai kokulur, me policët që i shtrëngonin krahët e duarve të prangosur, iu drejtua ndërtesës nga ku kërkojë kohë 48 orë për të përgatitur dëshminë e tij.

“Unë do të mbaj përgjegjësinë e veprimeve të mia, dhe dua të marrë dënimin e merituar”, tha thënë ai.

Familja e tij është ende në shok, dhe nuk po i beson zhvillimet e ngjarjeve të fundit.

Avokati i 30-vjeçarit, duke folur për mikrofonat e mediave vendase, u shpreh se i akuzuari tashmë ka marrë përsipër të gjithë përgjegjësit, dhe është tashmë në dorë të gjykatës të vendosi masën përkatëse dhe të merituar.

 “I akuzuari tashmë në hetimin paraprak rrëfeu dhe mori përgjegjësinë për veprën e tij. Familja e tij na dha një urdhër të qartë për të bashkëpunuar me autoritetet hetuese për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike dhe duke marrë përsipër përgjegjësinë nga i akuzuari në atë masë që do t'i atribuohet atij nga Drejtësia ", tha ai.

Ngjarja ka ndodhur, të premten e “zezë” teksa çifti po pushtonte në ishullin grek, Folegandros.

Sipas 30-vjeçarit, zënkat mes tyre ishin bërë shumë të shpeshta ditët e fundit.

Gjithçka nisi me xhiron e tyre përgjatë vijës bregdetare, ku siç dëshmoi autori i ngjarjes Garifalia ngatërroi rrugën, me pasojë një sherr  i fort mes tyre të merrte përmasa të mëdha.

Në momentin më kulminantë të zënkës, ai ndaloi makinën dhe 26-vjeçarja doli menjëherë jashtë makinës. Në ato momente fill pas saj doli edhe 30-vjeçari dhe në gjaknxehtësi e sipër siç tha ai shtyu vajzën e re nga shkëmbinjtë, duke i marrë jetën.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli sulmon nga ajri jugun e Libanit, vriten 2 luftëtarë të Hezbollahut

Izraeli sulmon nga ajri jugun e Libanit, vriten 2 luftëtarë të Hezbollahut