E solli UEFA në 2018 për të certifikuar zgjedhjet e Dukës, Grigori Surkis arratiset nga Ukraina me 17 mln dollarë

E solli UEFA në 2018 për të certifikuar zgjedhjet e Dukës, Grigori Surkis arratiset nga Ukraina me 17 mln dollarë

Grigori Surkis dhe Armand Duka

Grigori Surkis, ish-presidenti i Federatës Ukrainase të futbollit, i cili zbarkoi në vendin tonë në vitin 2018 si i dërguari special i UEFA-s për të certifikuar rizgjedhjen e Armand Dukës në krye e FSHF-së, është cilësuar si tradhtar nga Ukraina kjo për shkak se u largua nga vendi me 17 milionë dollarë.

Biznesmeni nuk iu bind ligjit ushtarak në Ukrainë, duke u larguar nga vendi në ditën e tretë të luftës. Ai iku në mesnatë, bashkë me familjen, ndërsa u kap në kufirin hungarez me 17 milionë dollarë para cash në bagazhin e makinës së tij të blinduar Maybach S650, vlera e të cilit llogaritet në 700,000 dollarë.

Në deklarimet e tij, biznesmeni bashkë me vëllain Igor, thanë se nuk kishin para me vete, megjithatë nga kontrollet e autoriteteve rezultoi e kundërta.

Rezulton se shuma e parave është nxjerrë nga Ukraina pa deklaruar asgjë në autoritetet doganore, veprim ky është cilësuar si tradhti nga ukrainasit, të cilët vendosën të qëndronin në vendin e tyre për të luftuar forcat ruse.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike