Një 34-vjeçar është arrestuar në Berat, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe në banesë i janë gjetur e sekuestruar 1.2 kg  lëndë narkotike kanabis.

Kontrollet ndaj 34 vjeçarit janë bërë pas informacioneve të marra në rrugë operative se merrej me shpërndarje të lëndës narkotike.

Ndaj 34-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër  rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve

Sekuestrohet rreth 1.2 kilogramë kanabis, kapet dhe vihet në pranga poseduesi

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.H., 34 vjeç, banues në lagjen "Çlirim", Berat.

Pas  informacioneve të  marra në rrugë operative se ky shtetas merrej me shpërndarje të lëndës narkotike, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe  arrestuar në flagrancë shtetasin M.H, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi   në cilësinë e provës materiale rreth 1.2 kg  lëndë narkotike kanabis dhe fara  të dyshuara si ato të bimës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.