‘E sqarova shqiptarçe’, Bleona tregon si i hoqën dritat në xhirime: S’të njoh kush je (Video)

‘E sqarova shqiptarçe’, Bleona tregon si i hoqën dritat në xhirime: S’të njoh kush je (Video)

Këngëtarja Bleona Qereti teksa kofliktohet në sheshxhirim

Bleona Qereti është një nga këngëtaret më të përfolura në shoëbizin shqiptar, pavarësisht se prej kohësh ajo e ka ndërtuar jetën e saj në Amerikë. Së fundmi ajo ka treguar një histori me rojën e një sheshxhirimi që i kishte hequr prizën e dritave dhe ishte detyruar ta sqaronte 'shqiptarçe'.

“Në jetë gjithsecili do të kalojë momente të vështira, sidomos unë që i kam bërë të gjitha vetë. Jam vetë zot, vetë shkop dhe nuk është fare e thjeshtë,”- ka treguar Bleona në “Xing me Ermalin”, kur u pyet në lidhje me vështirësitë që ka hasur gjatë karrierës. Më tej këngëtarja tregoi ngjarjen konkrete.

“Ishte një problem shumë i madh. Unë e kisha paguar në mënyrë  që të xhironim aty mirëpo roja e derës, se nuk ishte askushi në fund të fundit, u lodh dhe donte të ikte në shpi. Dhe ky robi na hoqi dhe prizën. Thot ç'është kjo këngëtare, se njoh kush është dhe dua të iki. Dola unë e sqarova me atë zërin tim shqiptarçe dhe ne xhiruam me dritat portabël që kishim vetë,”- rrëfeu Bleona dhe më pas u transmetua ky konflikt i ndodhur në sheshxhirim, që e keni në videon e mëposhtme në minutën e 12:40.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv