E sulmon "Shekulli" prej disa ditësh
Braçe shpërthen ndaj Kokëdhimës

E sulmon "Shekulli" prej disa ditësh<br />Braçe shpërthen ndaj Kokëdhimës
Përplasja mes deputetit socialist Erjon Braçe dhe ish-deputetit Koço Kokëdhima, ka agravuar me fjalor edhe më të rëndë.

Braçe ka reaguar ndaj një shkrimi të kryeredaktorit të gazetës “Shekulli” të Kokëdhimës, ku deputeti i Lushnjes akuzohej si “taksambledhës”.

Ky është shkrimi i radhës në përplasjen në distancë mes tyre. Braçe është përgjigjur në facebook, duke e quajtur artikullshkruesin, si “qehajain e pushtit në politikë”.

“Pardje, qehajai i një pushti ne politike, më shquante si spahi taksa mbledhës turk, sqaronte. E perse? Sepse ju dola zot punëtorëve që mbledhin detyrimet ligjore te papaguara prej vitesh! Kjo kulture është! Ka politikane qe e kane ne maje te gjuhës: Mos e zbato ligjin!”, shkruhet në postimin e Braçes.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur