E tentuan Correa-n gjatë gjithë verës, ja pse Atletico Madrid u acarua me Milanin

E tentuan Correa-n gjatë gjithë verës, ja pse Atletico Madrid u acarua me Milanin

Emri i Angel Correa-s ka qenë ndër më të përmendurit në merkaton e verës pasi argjentinasi ishte objektivi i Milanit, skuadrës që në fund nuk arriti ta bënte të vetin futbollistin.

Mediat në Spanjë, konkretisht gazeta ‘AS’, ka shkruar edhe për arsyet që Correa mbeti pjesë e Atletico Madrid edhe për këtë sezon që sa po ka nisur. Arsyeja e parë ka qenë kërkesa e spanjollëve për 55 mln euro, por gjithsesi ata u zbutën falë strategjisë së Milanit që vendosi të priste, duke e çuar vlerën e kartonit në 45 mln euro.

Gjithsesi pas tejkalimit të kësaj problematike erdhi edhe një tjetër. Milan në fund synoi ta transferonte Correa-n me formulën e huazimit, duke e kërkuar për 2 vite dhe më pas do të vensote nëse do ta blinte apo. Kaq ka mjaftuar që presidenti i Atletico Madrid të acarohet dhe ti mbyllë përfundimisht derën kësaj mundësie.

Mos largimi i Correa-s pati edhe pasojë për Atletico Madrid pasi klubi më pas nuk gjeti fondin e nevojshëm për të blerë nga Rodrigo-n nga Valencia.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen