E theu ligjin për të dashurën 10 vite më të madhe, gjykata italiane i jep të drejtë shqiptarit që e dëboi 13 herë! Avokatja: Janë shumë të dashuruar

E theu ligjin për të dashurën 10 vite më të madhe, gjykata italiane i jep të drejtë shqiptarit që e dëboi 13 herë! Avokatja: Janë shumë të dashuruar

Emiljano Fejzo dhe partnerja e tij Alina

Dashuria nuk njeh moshë! Këtë e vërteton historia e dashurisë së 39-vjeçarit shqiptar që jeton në Itali, Emiljano Fejzo, me partneren e ti nga Ukraina, 57-vjeçaren Alina. I riu shqiptar mban rekordin si i dëbuar 13 herë nga shteti italian dhe të gjitha këto i ka bërë për një arsye, dashurinë.

39-vjeçari ka qenë në qendër të lajmeve të ndryshme ne mediat italiane që prej vitit 2019, kur u ndalua për herë të fundit nga autoritetet në Sant’Ilario të Reggio Emilia-s, ndërsa ka rrëfyer dramën e tij para gjykatës. Ai është i dashuruar me Alinën, një ukrainase 57 vjeçare, e cila ka leje qëndrimi në Itali

‘Alina dhe unë takuam në Itali rreth 20 vite më parë. Alina vuan nga një sëmundje parkinson. Në Qershor të tri viteve më parë u detyrova të riatdhesohesha për herë të fundit. Më hipën në një avion në Milano dhe më dërguan në Shqipëri. Pas dy ditësh ajo më telefonoi dhe më tha se ishte keq. Nuk e mendova dy herë… Të nesërmen i hipa një varke dhe u ktheva në Sant’Ilario për t’i qëndruar afër”, ka thënë shqiptari para gjyqtares Cristina Beretti.

Emiljano Fejzo

Dy muaj pas kthimit ai u arrestua sërish si emigrant ilegal. Më pas Fejzo gjeti një mënyrë për të rregulluar pozicionin e tij dhe mori një leje qëndrimi.

Avokatja mbrojtëse e shqiptarit, Sarah Dell’Açantera, nxori para gjykatës certifikatat mjekësore, që pohonin problemet shëndetësore të partneres së tij dhe kërkoi pafajësinë. Kjo u pranua nga gjyqtarja Beretti, sepse sjellja e tij nuk përbënte krim, duke pasur parasysh gjendjen e Alinës.

Fejzo fiton çështjen për kthim të paligjshëm

Avokatja tha se i ka njohur të dy, si Emilianon dhe Alinën dhe nuk ngurron të shprehë se ata të dy janë një çift shumë i dashuruar.

“Unë e kam njohur Halyna-n, janë një çift shumë i dashuruar dhe uroj që të martohen dhe të jetojnë jetën e tyre bashkë”, tha ajo në një intervistë për mediat shqiptare.

Aktualisht 39-vjeçari është në burg. Ai është dënuar për disa krime të tjera që nga rezistenca ndaj zyrtarit publik, identiteti i rremë e tentativë vjedhje.

Emiljano Fejzo

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/09/2022 23:01

    Po shume i dashuruar qenka!!! Nje pashaporte italiane dhe ndoshta nje //testament// ja vlejne 13 here debime e rikthime,sidomos kur personi vuan nga nje seri semundjesh e sidomos nga semundje progresive si Parkinsoni!

    Përgjigju
  • Palushi: 20/09/2022 21:39

    Pa lidhje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)