E thonë statistikat, Partizani dominoi kundërshtarët në Champions League

E thonë statistikat, Partizani dominoi kundërshtarët në Champions League

Festa e Carës pas golit

Partizani barazoi 1-1 me BATE Borisov për ndeshjen e parë në turin e I kualifikues të Champions League. Ndeshja e zhvilluar këtë të martë në "Air Albania" pa djemtë e Zekic të dominonin kundërshtarin, duke pasur më shumë raste shënimi.

Nëse i hedhim një sy statistikave, të kuqtë kanë mbajtur më shumë topin, në masën 58 përqind. 15 raste për gol nga Partizani, kundrejt 11 të bjellorusëve. Gjuajtjet për gol janë 7-5 në favor të Partizanit, teksa edhe ato jashtë porte shkojnë për të kuqtë.

Sulmet flasin për "Demat", që zbritën në zonën mike 120 herë, kundrejt 80 të BATE-s. 64 sulme të rrezikshem për Partizanin, ndërsa edhe Qirko në portë priti katër raste.

Tanimë kualifikimi do vendoset të martën që vjen, me ndeshjen e kthimit që luhet në Hungari.

Statistikat e ndeshjes

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump