Brazili rrezikon shumë në përballjen ndaj Belgjikës sot në çerekfinalet e Kupës së Botës, jo vetëm se përballë ka një skuadër të fortë dhe pretendente për fitimin e Botërorit, por edhe se një mallkim mund ta përfshijë në këtë rrugëtim drejt titullit.
Ky mallkim, në fakt ka lidhje me Meksikën, pasi çdo ekip që e ka eliminuar e në 1/8 e Botërorit nuk e ka fituar më pas këtë turne.
Jo vetëm kaq, por skuadra që e eka eliminuar Meksikën as nuk ka mundur të kualifikohet në finale.
Nga viti 1994, i pari nga 6 Botërorët që Meksika është eliminuar në fazën e 1-8, kush e ka mundur kombëtaren “mariachi” nuk e ka ngritur trofeun.
Kjo ka shqetësuar disi kombëtaren braziliane dhe duke parë se çfarë ka ndodhur në edicionet paraardhëse kanë të drejtë.
Botërori 1994 – Meksika eliminohet në 1/8 nga Bullgaria e famshme e Hristo Stoichkov (atë vit fitoi Topin e Artë), por në gjysmëfinale skuadra ballkanase u eliminua nga Italia.
Botërori 1998 – “Viktimë” e Meksikës në këtë Botëror ishte Gjermania, që fillimisht e eliminoi falë dyshes Bierhoff-Klinsmann, por në çerekfinale u eliminua nga Kroacia.
Botërori 2002 – Një derbi i Amerikës së Veriut, pasi në 1/8 e atij Botërori skuadra e Meksikës u mund nga Gjermania (2-0). Por në çerekfinale kombëtarja e Amerikës u eliminua nga Gjermania.
Botërori 2006 – Argjentina arrin të mposhtë 2-1 Meksikën në Botërorin e 12 viteve më parë, por në fazën çerekfinale, kombëtarja nga Amerika Latine eliminohet nga Gjermania organizatore e turneut.
Botërori 2010 – Përsëritet e njëjta situatë i ajo e Botërorit të 4 viteve më parë, pasi Meksika eliminohet nga Argjentina (3-1) dhe më pas është sërish Gjermania që mposht amerikano-latinët në çerekfinale.
Botërori 2014 – Në Botërorin e fundit, për të mundur Meksikën kombëtarja e Holandës ka nevojë për një penallti të paqenë në fazën e 1/8. Por është këtë herë mallkimi vijon, pasi europianët eliminohen më pas nga Argjentina.
Botërori 2018 – Brazili fitoi 2-0 ndaj Meksikës në 1/8 e Botërorit “Rusi 2018” duke avancuar në çerekfinale, ku do të përballet ndaj Belgjikës. Mbetet për t’u parë nëse mallkimi meksikan do të vazhdojë të godasë…