E tmerrshme në SHBA, 3-vjeçarja humbet jetën e asfikuar në makinë në kohën që e ëma kujdesej për kanabisin

E tmerrshme në SHBA,  3-vjeçarja humbet jetën e asfikuar në makinë në kohën që e ëma kujdesej për kanabisin

Një vogëlushe 3 vjeç nga Shtetet e Bashkuara ka vdekur, pasi e ëma e la për tre orë në veturën e nxehtë për t’u kujdesur për kanabisin që e kishte brenda një hapësirë të mbyllur.

Policia lokale deklaroi se e gjeti të miturën Jessica Campos të vdekur, pasi ishte lënë e vetme në veturë për dy orë e gjysmë ose tri orë. Në kohën kur policia arriti në vendngjarje temperatura brenda veturës ishte rreth 37 gradë, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Nëna e vajzës, Eustajia Mojica Dominguez, 28 vjeçe, është arrestuar për vrasje dhe raportohet se ka qenë duke u kujdesur për kanabisin, në kohën që vajza e saj po vdiste në veturë.

Policia tha se temperatura brenda veturës ka mundur të jetë e papërballueshme për fëmijën. Një polic iu përgjigj thirrjes për të shkuar në vendin e ngjarjes dhe ia dha ndihmën e parë. Jessica më pas u dërgua në spital, ku u shpall e vdekur.

Njësia Speciale për Narkotikë e policisë lokale zbuloi 70 bimë të rritura të marijuanës dhe 80 fidanë, po ashtu edhe 215 kilogramë kanabis të përpunuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë