Të mërkurën në orën 16:00 Vllaznia e futbollit të femrave do ketë mundësinë të shkruajë historinë e skuadrave shqiptare në Champions League, pasi vajzat shkodrane do përballen në ‘play-off’ në ndeshjen e kthimit kundër Vorskla Kharkiv 2. Fituesi shkon në fazën e grupeve, ndërsa sfida e një javë më parë u mbyll me shifrat 1-1.
“Është një arritje shumë e madhe si për mua personalisht ashtu edhe për skuadrën. Do japim maksimumin, pasi nuk e kemi bërë më para. Nëse ia dalim emri jonë, por edhe i klubit do shkruhet në histori. Shpresoj të na shkojë mbarë edhe me mbështetjen e tifozëve, por të gjithë atyre që do jenë në stadium,”-u shpreh Arbenita Curraj, futbolliste e Vllaznisë.
“Padyshim që është një ndeshje shumë e rëndësishme për klubin, por mund të them edhe për vendin. Jam shumë e lumtur që pata mundësinë të vij në këtë klub dhe të japë kontributin tim në këtë situatë. Shpresoj që t’ia dalim,”-tha Meghan Cavanaugh, futbolliste e Vllaznisë.
Edhe sfida e kthimit, ashtu si të mërkurën e kaluar, do luhet në stadiumin ‘Loro Boriçi’, për shkak të luftës në Ukrainë. Menaxheri i ekipit të Vllaznisë premton se është bërë e pamundura që edhe këtë herë të ketë një atmosferë të zjarrtë në stadium.
“Jemi mundu me çfarë kishim mundësi për të organizuar ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Kemi shpërndarë ftesa duke përfshirë shkollat, gjimnazet dhe çdo objekt tjetër kulturor. Shpresoj që tifozët të na mbështesin ashtu si në ndeshjen e parë,”-deklaroi Oliver Matija, menaxher i ekipit.
Kjo është hera e tretë që Vllaznia e futbollit të femrave provon të shkojë në fazën e grupeve të Champions League, diçka që nuk e ka arritur asnjë ekip tjetër shqiptar.
Ne.k./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.8%
-
Jo
18.9%
-
Ndoshta
10.3%
Vota total: 571
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja
18 Korrik, 08:39
-
Egnatia sot për historinë në Champions League! Kundër ka racizmin serb, Edlir Tetova: Shpresoj mos ndikohemi nga mungesat
17 Korrik, 08:40
-
VIDEO/ Racizmi serb kundër shqiptarëve dhe Egnatias, zyrtari rrogozhinas 'gozhdon' trajnerin e Borac: Erdhët na fyet në tribunë, mbyllët kondicionerin në dhomën e zhveshjes
16 Korrik, 22:03
-
Champions League/ Dramë për FC Ballkanin e Ilir Dajës, 'amatorët' nga Andorra i eliminojnë pas 120 minutave dhe penalltive
16 Korrik, 19:35
-
Champions League/ Skandal në Bosnje, Egnatia humbet 1-0 në ndeshjen e parë! Thirrje antishqiptare në stadium dhe dy kartona të kuq
11 Korrik, 08:54
-
Champions League/ Akti i parë mbyllet me sukses, Ballkani përmbys 1-2 Santa Coloman
9 Korrik, 22:04
-
Në Champions League apo jo? UEFA merr vendimin për Gironan
7 Korrik, 15:38
-
Champions League/ Hidhet shorti i raundit të parë, Egnatia përballet me 'Luftëtarët' e Bosnjës! Ballkani kundër ekipit nga Andorra
18 Qershor, 15:46
-
Formacioni i vitit në Champions League, dominojnë finalistët Real e Dortmund! Çmim special për Vinicius dhe Bellingham
3 Qershor, 16:28
-
Disfata në finale nuk djeg dhe aq shumë klubin e Dortmund, arkat e verdhezinjve do të mbushen me 25 milion euro
2 Qershor, 18:20
-
'Tani eja tek Fenerbahce!', Mourinho bën batutën epike me Bellingham pas suksesit të Realit në Wembley
2 Qershor, 15:28
-
GOLAT/ Real Madrid mposht 0-2 Dortmundin dhe siguron titullin e 15-të në Champions League! Ndeshje me dy fytyra e 'Galaktikëve', gjermanët të pafat
1 Qershor, 22:57