E turpshme në Elbasan/ Rrahu në sy të nxënësve rojen e moshuar të shkollës 9 vjeçare, agresori hetohet në gjendje të lirë (VIDEO)

ELBASAN- Një ngjarje e turpshme ka ndodhur mesditën e djeshme (14 shkurt), ku një 40 vjeçar i identifikuar si Durim Koçi ka dhunuar brutalisht një moshuar që punonte si roje në shkollën 9 vjeçare “Qamil Guranjaku”.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, 40 vjeçari ka goditur me grushte 70 vjeçarin gjatë kohës që ky i fundit ishte në orarin e punës si roje i shkollës 9 vjeçare.

Policia pasi mori kallëzimin nga i moshuari që u dhunua, shoqëroi agresorin në polici por e liroi duke e konsideruar dhunën ndaj 70 vjeçarit si “një shuplakë”. Për pasojë ndaj Durim Koçit ka nisur thjesht një procedim në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi mesditën e djeshme, ka kallëzuar një shtetas 70 vjeç, se gjatë punës si roje e një shkolle 9-vjeçare, shtetasi D. K., për motive të dobëta, e ka goditur me shuplakë, në fytyrë”- thuhet në njoftimin e policisë.

Për këtë ngjarje pritet që të nesërmen rreth orës 16:30 të bëhet një mbledhje me prindërit të cilët do të bëjnë thirrje që organet ligjzbatuese ta shohin me seriozitet dhe të parandalojnë ngjarje të tilla pranë shkollave.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • roja: 16/02/2024 14:59

    mire ja ka bere ... u be roja ti kerkoj llogari gruas se tij kur vjen edhe kur iken ... nje cop roje qe kush e di ci duket vetja sepse njef drejtorin e shkolles

    Përgjigju
  • Timi: 16/02/2024 11:33

    Ai plehre qe ka pergatit ate raport duhet te ike nga puna.Kurse kafsha duhet lidhur.

    Përgjigju
  • Maks: 16/02/2024 11:19

    Dhe pastaj kur familjaret shihin qe drejtesi ska Marrin drejtesin vete ne dore Bejn vetgjyqesi Dhe pastaj therrasim rroft demokracia qe na le te llapim

    Përgjigju
  • Go West: 16/02/2024 09:38

    Me sa duket Komisariati i Elbasanit sherben eshte katandisur mos me keq. Hetuesi qe ka hetuar dhe kualifikuar ngjarjen, nuk duhet te lejohet nje dite te veteme te vazhdoje te punoje si hetues. Nuk dua te paragjykoje korruptimin e tij nga kriminelet si ky bandit pa skrupull, por mesazhi qe leshon ky hetues eshte pasiguria e qytetareve, jeta ne meshire te banditeve, ata qe paguhen per te siguruar perditshmerine tone, jane te rreshtuar nga ana e te forteve, nga ana e banditeve. Grutet e ketij krimineli ne mes te shkolles, ne sy te femijeve, jane "leksioni" mbi te gjitha leksionet e dites. Nxenesit dhe qytetaret e pambrojtur nga hetusi, ju mbetet te kerkoje ndihmen e dikujt me te forte se ky bandit... Ku po shkojme!? Ky eshte nje rast ekstrem qe kerkon nje reagim urgjent nga gjithe organet ligjzbatuese. Sa me pare studentet duhet te informohen ne oren e pare te mesimit se banditi u ndeshkua.

    Përgjigju
  • Iris: 16/02/2024 01:44

    Kjo nuk eshte ngjarje e turpshme,ky eshte skandal! Skandal qe policia e ndjek ne gjendje te lire,skandal qe e quan /shuplake/! Ky GORILLA dy metra i gjate,i uleret ne fytyre,ndoshta e shan dhe e kercenon dhe e ngre rojen pezull,e qellon dy here me grushte duke e lene shakull perdhe dhe keta e quajne /shuplake/?! O Balle e Rrumbullak ne c'vrime jeni futur? Pse nuk reagoni per policet tuaj te paafte e frikacake?? Ata fshataret qe i rrahen per ankesen ndaj guroreve me shkopa bejzbolli e kondake arme e gati sa nuk u nxorren syte e u thyen kockat,i nxorret me hematoma qe vetem nje shuplake i shkakton dhe i bete /te afte per pune/,kurse kete gorillen qe dyshoj se do te jete ndonje /i forte/lagjeje e nxorret te livadhise se e goditi rojen vetem me nje shuplake ?! Nuk kemi vetem drejtesi te korruptuar,problemet fillojne qe nga rrenjet ,qe nga raporti qe perpilon policia dhe perdoret me vone si referim nga gjykata.Me thoni, cili gjykates do t'a denoje me burg kete gangon qe ben te fortin me rojen e moshuar,kur raporti i policise e quan /shuplake/ nje dhune fizike, qe duket qarte ne video, qe vetem /shuplake/ nuk eshte dhe e le te ndiqet /ne gjendje lire/??!!

    Përgjigju
  • Tao: 16/02/2024 01:25

    Qenka shoku taos ose damos nese nuk e plasin bfenda

    Përgjigju
  • Skafaj: 16/02/2024 01:22

    Qenka bq qe i gjun ashtu nje te moahuari po ti fusi nje koqe plumbi ai ndonje dite dhe ta shohi.. Polici leshi qe i bem letrat si i do qejfi

    Përgjigju
  • Qwert: 15/02/2024 23:49

    Shteti i leshit..

    Përgjigju
  • Alb: 15/02/2024 22:40

    Po pse hetim ne gjendje te lir ca standartesh duhet te plotsojm te arrijm te gjith ket lloj drejtesie te rrahim,vrasim hetim e te hetohemi ne gjendje te lir ose arrest shpie ose ndonje 3vjet per vrasje.

    Përgjigju
  • Kafsheri: 15/02/2024 21:35

    Iu thafshin ato duar atij kafshe dhe kujtdo qr ka gisht ne kete hetim. E gjetshi ng perendia o kafshe!

    Përgjigju
  • Ari: 15/02/2024 20:32

    O te q…. Ropt mor plehre njeri… degjenerate. E mate fuqine me nje te moshuar. Zoti te vrafte or kelysh bushtre

    Përgjigju
  • Bobi: 15/02/2024 20:22

    Ai e paska keput te shkretin.

    Përgjigju
    • Doktori: 16/02/2024 09:52

      E turpshme për administratën shtetërore (Policinë), ndërsa akti është një skandal i vërtetë.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja