E vërteta, pse u ndërprenë
bisedimet Beograd-Prishtinë
Edhe pse të dy palët e kanë konfirmuar se bisedimet janë shtyrë për shkak se pala serbe është nisur për Beograd me të marrë lajmin se Ivanoviq ka ndërruar jetë, një burim nga qeveria e Beogradit i ka thënë “The Guardian” se delegacioni është tërhequr shkaku i deklaratave të fundit nga kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli.
“The Guardian” me anë të një shkrimi që e ka publikuar pas vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq ka bërë me dije se bisedimet të cilat ishin paplanifikuar të fillonin sot mes Prishtinës e Beogradit, janë shtyrë për një afat të pacaktuar.
Edhe pse të dy palët e kanë konfirmuar se bisedimet janë shtyrë për shkak se pala serbe është nisur për Beograd me të marrë lajmin se Ivanoviq ka ndërruar jetë, një burim nga qeveria e Beogradit i ka thënë “The Guardian” se delegacioni është tërhequr shkaku i deklaratave të fundit nga kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli.
Në anën tjetër, ai i cili është caktuar si udhëheqës i bisedimeve me Serbinë, Avni Arifi me anë të një deklarate është shprehur se po qëndrojnë ende në Bruksel dhe se po presin që të vendosin për hapat e mëtutjeshëm.
“Delegacioni serb e ka anuluar takimin menjëherë pas marrjes së lajmit për vdekjen e Ivanoviqit. Ne po qëndrojmë ende ne Bruksel dhe në koordinim me BE-në do të vendosim për hapat e radhës” ka thënë Avni Arifi.
E i ashtuquajturi, Drejtori i zyrës për Kosovën, njëherësh edhe përfaqësues i shtetit serb për bisedimet në Bruksel, mes Prishtinës e Beogradit, ka konfirmuar se nuk do të jenë në bisedime për një kohë të pacaktuar, siç thonë ata deri në një vendim të ri nga pala biseduese.
Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli gjatë një fjalimi të mbajtur në Akademinë përkujtimore për viktimat e masakrës se Reçakut, ka thënë që “Serbia mos ta provon të kthehet, se më nuk do të ndalemi deri në Nish”, deklaratë kjo e cila më pas bëri jehonë të madhe në mediat vendore dhe ato të huaja./zeri
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.6%
-
Keq
40%
-
Nuk e di
16.4%
Vota total: 1477
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA njofton një paketë të re ndihme për Ukrainën
9 Gusht, 22:55
-
Turistët zgjedhin Vlorën, rreth 1600 pasagjerë në një ditë! Kryesisht nga Italia: Na pëlqen natyra e mikpritja
9 Gusht, 22:40
-
Paris 2024/ Ja si transformohen medaljet olimpike pas një jave (VIDEO)
9 Gusht, 22:27
-
Lista e re me 'non-grata', SHBA do të publikojë së shpejti emrat e rinj, përfshihet edhe Shqipëria
9 Gusht, 22:21
-
Ministria e Jashtme e Kosovës: Shkupi nuk do ta dorëzojë në Serbi ish pjesëtarin e UÇK-së të arrestuar muajin e kaluar
9 Gusht, 22:16
-
Mali i Zi/ Banorët e Kotorit të shqetësuar nga numri i lartë i turistëve
9 Gusht, 22:00
-
Mero Baze: Dëshmia nga SHBA që provon se Shkëlzen Berisha vendosi për kontratën e fishekëve kinezë në Gërdec
9 Gusht, 21:39
-
Vidhet pika e këmbimit në Shkodër! Dy të huaj mashtruan punonjësin e ‘Exchange’ dhe i morën paratë (VIDEO)
9 Gusht, 21:29
-
SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit
9 Gusht, 21:19
-
Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit
9 Gusht, 21:06
-
Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë
9 Gusht, 20:55
-
Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane
9 Gusht, 20:44