ITALI - Mariam Metwally bën histori në kampionatin italian të volejbollit për vajza, duke u bërë e para lojtare që luan me shami në ligën më prestigjioze të Italisë. Egjiptiania debutoi me skuadrën e Uyba Busto Arsizio në ndeshjen kundër Vallefoglias, një moment që u shoqërua me emocion dhe duartrokitje të zjarrta nga publiku.
“Jam shumë e kënaqur, është një ëndërr që bëhet realitet”, deklaroi Metwally pas ndeshjes, duke përshkruar emocionet e saj për një moment historik jo vetëm për karrierën personale, por edhe për gjithë vajzat që ndjekin sportin me shami.
Në javën e pestë të kampionatit Serie A1, volejbollistja egjiptiane u aktivizua në setin e tretë të përballjes që Uyba Busto Arsizio e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Vallefoglias. Metwally arriti të shënojë pikën e rezultatit 23-11, një moment që u prit me entuziazëm dhe duartrokitje të gjata nga tifozët në tribuna.
E lindur në vitin 1998, 26-vjeçarja egjiptiane ka një karrierë të pasur në volejbollin afrikan, ku ka luajtur për klubet prestigjioze Al Ahly SC dhe Zamalek. Me këto skuadra, ajo ka fituar gjashtë tituj kampionë të Egjiptit dhe është shpallur për tre vite radhazi “Lojtarja më e Mirë” e turneut.
Debutimi i saj në Itali shënon një hap të rëndësishëm për përfshirjen dhe diversitetin në sportin europian, duke i dhënë një mesazh frymëzues vajzave myslimane që ëndërrojnë të arrijnë nivelet më të larta në sport.
Komente











Urime per arritjet ne volleyball, gjithsesi po te kish jetuar ne Egjipt nuk do kishte mundesine te behej e famshme ne sport, shamija qe e mban me fanatizem edhe ne Itali promovon pabarazine e inferioritetin e femrave ne shoqerite ku islami eshte mbizorerues.
Përgjigju