E vërteta e Kryeministrit indian që SHBA-të i bllokuan vizën për 10 vite! Ku gënjen Berisha dhe pse rastet nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin?

E vërteta e Kryeministrit indian që SHBA-të i bllokuan vizën për 10 vite! Ku gënjen Berisha dhe pse rastet nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin?

Sali Berisha dhe Narendra Modi

Sali Berisha vijon të mbajë me gajret veten dhe të ushqejë me iluzion mbështetësit e tij, se një ditë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i heqin damkën si ‘non grata’ për korrupsion madhor, shantazh ndaj drejtësisë dhe minim të drejtësisë. Për të mbështetur këtë iluzion, Sali Berisha ka nisur të kërkojë ndonjë shembull anembanë botës, ku sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ‘amnistuar’ politikanë pasi i kanë shpallur ‘non grata’.

Në një intervistë televizive, Sali Berisha mori shembull kryeministrin aktual të Indisë, për të cilin tha se ka qenë i shpallur ‘non-grata’ dhe u fal.

“Në këtë situatë, është ndodhur kryeministri aktual i Indisë. Ishte i shpallur non-grata por që u prit më vonë në një darkë madhështore zyrtare nga presidenti Barack Obama”, tha Berisha, në përpjekje për të bindur më shumë mbështetësit e tij se një ditë do të dalë nga lista e zezë.

Po si është e vërteta e kryeministrit indian Narendra Modi?

Ndryshe nga Sali Berisha, politikani indian Narendra Modi nuk është shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aq më tepër për korrupsion madhor si ish-kryeministri shqiptar.

Përplasja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Narendra Modi nisi në vitin 2002, kur Modi ishte bërë kryeministër i shtetit perëndimor të Gujarat. Modi u akuzua nga Perëndimi se kishte mbështetur një protestë me karakter fetar disa muaj pasi mori detyrën si kryeministër i shtetit indian Gujarat. Nga protestat e përgjakshme humbën jetën mbi 1 mijë njerëz, shumica prej tyre myslimanë.

Narendra Modi ka mohuar gjithnjë rolin e tij në demonstratat e përgjakshme, ndërsa pafajësia e tij është certifikuar nga gjykatat indiane. Megjithatë, në vitin 2005, Departamenti Amerikan i Shtetit i hoqi vizën Modit për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me kushtin vetëm nëse do të ftohej në SHBA.

Nga kryeministër i Gujarat, Modi udhëhoqi opozitën indiane dhe më pas u bë kryeministër i Indisë, në vitin 2014. Narendra Modi u ftua për një vizitë në Presidenti Barack Obama në shtator të vitit 2014, ftesë e cila rrëzoi bllokimin e vizës amerikane. Izolimi amerikan për Narendra Modin zgjati 10 vjet, pikërisht për shkak të trazirave me karakter fetar në vitin 2002. 

Thyerja e akullit mes SHBA dhe Modit ka edhe një kontekst tjetër. India kishte nënshkruar një marrëveshje me vlerë 9 miliardë euro për të blerë armë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. India është gjithashtu një fuqia e gjashtë bërthamore në botë. India është gjithashtu shteti i shtatë i madh për nga sipërfaqja në botë dhe e dyta nga ana e popullsisë, pas Kinës.

K.T./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Delinquenti: 07/04/2022 09:06

    Me vjen keq kur e degjoj te thuhet qe edhe kryeministrave te tjere i eshte hequr NON GRATA me pak fjal edhe Sales do ti hiqet,deri ketu nuk ka asnje çudi per njerezit e thjeshte qe kane pak njohje te politikes se nje shteti apo te njohurive te tjera te ketij niveli. Por çudia me e madhe dhe me e frikshme eshte se nga Sala dhe kompania bella qe i qurraviten qe i njohin mire politikat dhe ligjet E DINE SHUME MIRE SE NE ÇFAR NIVELI ESHTE NJE KRYEMINISTER I NJE SHTETI SI INDIA DHE NJE KRYEMINISTER I NJE SHTETI SI SHQIPERIA,KETIJ ISH KRYEMINISTRI I PELQEN TE KRAHASOHET ME NJE ISH KRYEMINISTER TE NJE SHTETI SI INDIA DHE KETE E BEN NGA EGO E SEMURE QE KA DHE KJO ESHTE ME E RREZIKSHME E KETIJ NJERIU DHE PRANDAJ DUHET TE LARGOHET NGA POLITIKA. Jo shume larg edhe presidenti rus Putin do te jete nje NON GRATA e sigurte ne mos I perjetshem por do te vije nje dite edhe me ate do te dialogojne per probleme te ndryshme boterore DHE PRAP KY TRAPI JONE DO TE DALI DHE TE THOTE SE EDHE PUTIN ISHTE NON GRATA DHE JA HOQEN.......besoj se kur te ja heqin Putinit NON GRATA ky ishi jon do te jete duke u kacafyt me viktimat e veta ne..........

    Përgjigju
  • Tosi: 06/04/2022 20:31

    Ka te drejte Tiku. Saliu nuk permbush kushtin e miliarda eurove marreveshje. Por Edi po. Sa kohe eshte ne krye te qurravise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja