TIRANË- Njohja e Enkelejd Alibeajt si kryetar i Komanduar i Partisë Demokratike nga SHBA-ja dhe jo Komisionit të Rithemelimit, nuk është "kapërdirë" lehtë nga Sali Berisha, i cili ka shfrytëzuar menjëherë daljen e parë në media, për të hedhur baltë mbi ambasadoren amerikane, Yuri Kim. Sot, ai është shprehur se diplomatja amerikane i ka kërkuar që të heqë dora nga gara për kryetarin e PD-së dhe në këmbim i ka siguruar largimin e Lulzim Bashës. Këtë thotë se nuk e ka bërë personalisht, por i ka dërguar dikë në zyrë, teksa sipas tij e ka refuzuar kategorikisht këtë propozim.
“Kjo ishte shkelje e parimeve themelore mbi të cilat bazohet demokracia, e statusit të saj por ishte dhe përpjekje e dështuar e radhës e zonjës për të përcaktuar kreun e PD-së. Unë dua t’i njoh qytetarët shqiptarë dhe demokratët në veçanti se pas zgjedhjeve të 6 marsit guvernatorja Kim dërgoi në zyrën time një person me propozimet e saj. Propozime që konsistonin që unë të hiqja dorë provizorisht nga gara për kryetar të PD-së, të caktoja cilindo njeri që doja unë dhe atë provizorisht dhe më pas mund të kandidoja vetë për kryetar, duke paraqitur garanci të plotë se Basha do të largohej dhe do të pranonte vendimet. Përgjigjja ime ishte një refuzoj në mënyrë kategorike çdo ndërhyrje tuaj zonjë në problemet e brendshme të PD, refuzoj dhe kërkoj në mënyrë të prerë që të mos ndërhyni në zgjedhjen e forumeve dhe kryetarit të PD-së sikundër jashtë çdo dyshimi që unë mund të pranoj ndërhyrje të tilla”, ka treguar Berisha në një studio televizive.
Berisha vijon të këmbëngulë që Kim duhet t'i kërkojë falje për deklaratën që ka përdorur më herët ambasadorja, ku është se s'do të ishte e drejtë që "partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu", referuar këtu pikërisht ish-kryeministrit të shpallur 'Non Grata' nga SHBA.
“E vërteta është që me demokratët ajo ka bërë gjithçka që të ndërpresë marrëdhëniet me ta që në momentin kur i ka servirur atyre barin. Prandaj do ta këshillojë guvernatoren Kim që në rast se kërkon të ketë një komunikim ti kërkojë të falur për shprehjen e diktatorit Hoxha. Deri më sot nuk ka kërkuar të falur. Ajo ishte një frazë e mirëmenduar sepse është e njohur. Ose ajo ka studiuar Enver Hoxhën dhe ka gjetur shprehjen se shqiptarët bar do hanë dhe imperializmit amerikan nuk i nënshtrohen, ose ajo ka pasur lidhje me marksizëm leninizëm. Ajo ishte një përzgjedhje për ti ofenduar shqiptarët”, tha Berisha
Ky plak i rrjedhur po qelb dynjanë.Po merr në qafë PD-në dhe vëndin me shpifjet e tij kundër DASH,Ambasadores,E.Ramës dhe Sorosit. Nëse Sb merr PD kjo ka marr fund si Parti,do dali jashtë ligjit.Kjo duhej bërë me kohë..në 96,97,98,08,011..Sh duhej në burg për 21 janarin,Gërdecin,ÇEZ,aferat në Klubin Partizani,Thyerjen e embargos naftës,Koncesionet në naf,Përdhosjes e demokracisë,Korrupsionit të lartë,Shpërfillje të drejtësisë,etj. -Amerika e vonoi shumë futjen në listën e zezë.Por nuk duhet ta lërë me kaq.Duhet ta arrestoi organet,Pasi SPAK ka lindur i vdekur.
PërgjigjuNxirr pergjimet e babales..
PërgjigjuO Salhe bajga Juri Kim është Ambasadore e USA dhe ka kultur e horizont të pa par. Ajo ktë vënd pune e ka siguruar në Bau të zotësin së saj. Ajo nuk është si ato laraskat që të ndjekin ty me shkoll të bler o Sali plera. E ti mor Salhe bajga mendon se do mundësi Amerikën. Ti do e mbyllësh jetën tënde në burg mor e keqja e e madhe e Shqipris.
PërgjigjuJe bere bajat me keto prrallat e viçidolit,keto qe prrallis ti eshte stili yt dmth turqi hesapi,por turqi e kohes sulktanit.Vetem amerikanet nuk e perdorin kete stil,ta fusin kokes .Ti mendon qe je qendra e botes,por je vetem nje bajrakteruc ne nje vend qe nuk e llogarit kerkush ne bote
PërgjigjuGenjen si gjithmon,po nuke te mbeson me njeri je nje karte e djegure o plake
PërgjigjuAmbasadorja ka bere nje percaktim te sakte.Te gjithe veshegjatet dhe delet e grupit te Rithemelimit dhe militantetfanatike te tij, po fryjne barkun me bar e tagji per 30 vjet dhe nga Berisha e Berishizmi nuk heqin dore.Dhe vazhdo Berishe,vazhdo genje veten dhe fanatiket e tu duke pritur per nje falje qe s'ka per te te ardhur kurre.
PërgjigjuVetem dallavera ne dem te ketij vendi…
PërgjigjuTe lumt o Berish...as Amerika nuk arrin te thyej
PërgjigjuGenjen
PërgjigjuNjësh je për trillime as komunistet e as hollivudi nuk te afrohet
PërgjigjuEsht njesh fare,duket qe e njeh mire fushen a kunderspiunazhit,FUKS i vjeter… Tamam metodat komuniste ne demokraci… Nuk arrij te kuptoj se si njerezit akome besojne te tille karaktere…e paimagjinueshme kunderpropaganda e ketij VEMJE…qe ka harruar te vdesi