E vërteta e vrasjes së Shyqyri Beut, trupi vjen nga Maqedonia në Kavajë. Akuza hetoi për 'Largim nga banesa'

E vërteta e vrasjes së Shyqyri Beut, trupi vjen nga Maqedonia në Kavajë. Akuza hetoi për 'Largim nga banesa'

Shyqyri alias Tauland Beu, i cili njihet në Kryevidh të Kavajës si “Riku Beu” është gjendur i vrarë në Shkup të Maqedonisë.

Prej muajit Mars 2020 Shyqyri Beu, babai i një fëmijë ishte zhdukur pa adrresë. Ka qënë bashkëshortja e tij që ka shkuar në ambjentet e policisë së Kavajës, ku ka deklaruar largimin e bashkëshortit të saj nga banesa dhe nuk dinte vendodhjen e tij.

Prokuroria e Kavajës, prej datës 10 prill 2020 kishte nisur një procedim për akuzën e “Largimit nga banesa”, kjo pasi nuk kishte asnjë të dhënë se ai mund të ishte rrëmbyer nga persona të tjerë. Më pas ky procedim është pushuar nga ana prokurorisë në datën 24 prill 2020.  

Informacionet flisnin se kishte kaluar ilegalisht kufirin në Qafë-Thanë, pasi kishte probleme me drejtësisë Shqiptare, për shkak se Shyqyri Beu, thonë burimet dyshohej për vjedhjen e një automjeti.

Trupi i pajetë i Shyqyri Beut, është sjellë nga Maqedonia e Veriut në Kavajë, ku familjarët e viktimës i kanë dhënë lamtumirën e fundit. Sipas burimeve të policisë dhe prokurorisë së Kavajës, Shyqyri Beu është gjëndur i vdekur pasi ishte qëlluar me armë zjari.

Informacionet flasin se Beu, ishte i implikuar në trafikun e drogës nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë. Ai besohet se ishte në shërbim si korrier për llogari të një grupi kriminal në Elbasan, për të cilat ka shkuar dhe në Maqedoninë e Veriut.

Referuar dhe informacioneve të mara nga familjarët, Shyqyri Beu, nuk kishte asnjë arsye për të shkuar në Maqedoni, pasi në këtë shtet ata nuk kishin asnjë të afërm. Tashmë hetimet për vrasjen e Shyqyri Beut, kryen nga prokuroria e Maqedonisë së Veriut, ku padyshim që elementë kriminalë Shqiptarë në këtë shtet, dyshohet se janë autorë të kësaj vrasjeje.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hakun: 23/07/2020 15:25

    Ka gjetur....paska qen nga keta k.derat e kavajes....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion