KORCE- E moshuara, Marjeta Fshati, është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen 4 të Korçës, pasi prej tre ditësh nuk kishte pasur kontakt me familjarët. Fqinjët kanë njoftuar policinë pasi vunë re mungesën e saj të zgjatur, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë hapur derën e banesës, ku është konstatuar trupi i pajetë. Gruaja jetonte e vetme.
Një nga fqinjët tregon se prej kohësh ajo kishte probleme shëndetësore, ndërsa deklaron se ndonjëherë merrte shoqeruese per pazaret.
“Ajo ka ca kohë që nuk ishte plotësisht të përballonte problemet e saj, merrte nganjëherë një njeri që e shoqëronte edhe për të vajtur për pazar. Edhe në shtëpi rrinte një grua me atë. Ka disa muaj që jetonte e vetme… Unë ka nja një javë që s’e kam parë”, tha fqinji.
Sipas të dhënave të banorëve, e moshuara, Marjeta Fshati kishte edhe një djalë të martuar, i cili punonte në tregti, por nuk qëndronte shpesh në banesë.
Fillimisht u dyshua se është rrëzuar aksidentalisht, por policia konfirmon se viktima nuk ka pasur hematomë në kokë. Dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një hemorragjie të brendshme, në kushtet e një gjendjeje shëndetësore të rënduar.
Trupi i pajete është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa policia po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.
Komente








