E vranë pranë foshnjës dhe bashkëshortit, hetimet për ngjarjen ‘horror’ në Greqi që ‘pushtoi’ titujt e gazetave vazhdon, autorët flisnin shqip

E vranë pranë foshnjës dhe bashkëshortit, hetimet për ngjarjen ‘horror’ në Greqi që ‘pushtoi’ titujt e gazetave vazhdon, autorët flisnin shqip

Caroline dhe Charalambos

GREQI- Ka kaluar 1 muaj nga vrasja tragjike e 20-vjeçares Caroline pranë foshnjës dhe bashkëshortit të saj dhe kjo histori sa vjen komplikohet edhe më shumë.

Përpjekjet intensive dhe të pandalshme të autoriteteve greke dhe bashkëshortit të Carolines, Charalambos, zbuluan se gjuha në të cilën flisnin vrasësit brutal të 20-vjeçares ishte shqipja.

Charalambos me herët, në një dëshmi që ka dhënë në polici, ka theksuar se 3 kriminelët përveç se komunikonin në gjuhën greke, mes tyre flisnin edhe në një gjithë të huaj, që pas përpjekjeve për ta zbuluar rezultoi se ishte shqipja.

Në të njëjtën kohë në dhomën në të cilët ndodhi ngjarja “horror” që ka “pushtuar” titujt e gazetave nëpër botë, janë gjetur gjurmë këpucësh që tashmë po ekzaminohet në laboratorët kriminalistikë të Policisë.

Policia në përpjekje për të bërë hapa përpara në identifikimin e autorëve, po studion sulme të mëparshme të këtij tipi, me metodologji të ngjashme që kanë ndodhur në të kaluarën për të zbuluar më shumë.

Sipas mediave vendase, policia ka identifikuar njërin prej autorëve të krimit, por ende nuk ka kanë dalë detaje lidhur me këtë.  

Nuk është hera e parë që flitet se në këtë histori janë përfshirë edhe shqiptarë. Me herët mediat kanë zbuluar se policia e di se njëri prej autorëve është një shqiptar, “i pamëshirshëm” siç e kanë përshkruan. Më konkretisht në mediat greke, shkruhej se “i shkurtri”, që siç duket policia e ka identifikuar, është shqiptar!

Fundi i kësaj historie duke se nuk është pranë! Çdo ditë mediat nxjerrin detaje të reja, të cilat herë “hidhen” poshtë dhe herë mbeten me pikëpyetje, po asnjë detaji nuk ka qenë aq i rëndësishëm sa për t’i “dhënë drejtim” kësaj ngjarje.

Gjithçka ndodhi një muaj më parë, kur çifti dhe foshnja e tyre 11-muajshe po flinte paqësisht.

Tre grabitës, të cilët hynë në shtëpinë e çiftit grek me qëllim për të vjedhur nuk u mjaftuan me kaq... nuk u mjaftuan me paratë që morën e as me bizhuteri e shtrenjta.

Ata nuk u larguan dot pa i marrë edhe jetën Carolines. Nuk i mjaftoi as kjo, por e vranë pranë foshnjës së saj, dhe bashkëshortit të “paralizuar”, të cilin kishin lidhur kokë e këmbë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës