“Policia e di se kush është shqiptari i pamëshirshëm i cili vrau Carolinen”, ky është titulli kryesor i disa prej gazetave greke.
Bëhet fjalë për ngjarjen që ka tronditur Greqinë por jo vetëm, pasi lajmi i vrasjes makabre të 20-vjeçares pranë foshnjës dhe bashkëshortit të saj nga 3 grabitësit, ka bërë xhiron e botës dhe ka shokuar!
Gazeta “Expresso” shkruan tekstualisht se policia e di se kush është vrasësi i pamëshirshëm i Carolines dhe se ai është një ish i dënuar për vrasje dhe grabitje dhe sapo ka dalë nga burgu.
Disa ditë më parë, bashkëshorti i 20-vjeçares, në një dëshmi për policinë ka përshkruar me sa kishte parë 3 grabitësit, njëri prej të cilëve i korrespondon shqiptarit, siç shkruan edhe “Expresso”.
Po cili prej të treve është ai?
Mediat greke shkruajnë se është i “shkurtri”!
Po cili është i “shkurtri”?
Charalambos Anagnostopoulos, bashkëshorti tragjik, tha për policinë se njeri prej tyre ishte më i shkurtër ose ndryshe "koka".
“Dy ishin relativisht të gjatë, afërsisht nga 1.80, të dobët por të palestruar. Ndërsa i treti ishte më i shkurtër, rreth 1.70, dukej të ishte ‘koka’”.
Ndërkohë policia greke ka arrestuar një 36-vjeçar me origjinë gjeorgjiane.
Ky është arrestuar nga policia greke me pasaportë false teksa po mundohej të udhëtonte drejt Bullgarisë dhe sipas policisë i ngjason përshkrimit që ka dhënë 34-vjeçari.
Më herë policia ka deklaruar se 3 grabitësit janë pjesë e një bandë kriminale shqiptaro-greke!
Kanë kaluar 7 ditë nga momenti kur 3 grabitësit i morën jetën Carolinës, pranë foshnjës dhe bashkëshortit të saj.
Policia nuk po ndal ritmin e punës deri në gjetjen dhe dënimin e autorëve të krimit!
-
Bande kriminale shqiptaro-greke dhe i shkurtri eshte shqiptari, por policia kapi gjeorgjianin qe i ngjan pershkrimit qe beri burri. OK, u morem vesh. Shqiptare qenkan.
Përgjigju -
Policia ti fusi plumbin ketij banditi ordiner,mos ta arrestoi se do dali prap nga burgu dhe eshte ne dem te shoqerise..zjarr banditit
Përgjigju -
Kush te doj mudesishte te jete nga Tropoja ,por nga shpellat e Tropojes
Përgjigju











Komente
Komento