Greqi-Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pas një goditje elektrike nga një makineri krasitjeje në Larisa.

Ngjarja ka ndodhur të martën e 16 korrikut në në një njësi blegtorale që ndodhet në Karya Olympos.

Sipas mediave greke kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, e gjetën të vdekur 45-vjeçarin.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të incidentit.