DURRËS- Një ngjarje e trishtë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Ornela Gjeçi ka ndërruar jetë pas ka rënë në kontakt me energjinë elektrike tek po bënte dush.

Gjeçi, 45 vjeç është dërguar në spitalin e Durrësit rreth orës 08:20 nga bashkëshorti i saj. Fatkeqësisht mjekët kanë konstatuar se 45-vjeçarja ka mbërritur në spital pa shenja jete.

45-vjeçarja ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teka ka qenë duke bërë dush. Bolieri ka qenë në prizë teksa 45-vjeçarja është futur për të bërë dush. Ndërkohë familjarët që kanë qenë në shtëpi, kanë dëgjuar masën dhe menjëherë kanë dërguar Gjeçin në spital, por ajo ka mbërritur pa shenja jete.

Gjeçi ishte mësuese historie, ndërsa ka pasur mesazhe prekëse edhe nga kolegët e saj.

"Do na mungosh te gjithëve si kolektiv dhe të gjithë nxënësve të shkollës.

Ornela Gjeçi, ishte modeli më i mirë i mundshëm i një arsimtareje të përkushtuar dhe të një gruaje të fortë por gjithmonë të buzëqeshur. Lutjet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen e bukur që Ornela la pas, sepse ajo do i mungojë të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin", thuhet në reagime. 

Për fat të keq kjo nuk është hera e parë që një person ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me korrentit. Rasti më i fundit ka qenë në Fushë-Arrëz ku humbën jetën nëna me 2 vajzat. Nisur nga kjo, ka pasur një propozim nga deputeti Benet Beci në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, i cili ka kërkuar iniciativë ligjore për vendosjen e automateve që shpëtojnë jetë në çdo familje. Sipas tij, kjo duhet të shndërrohet në një detyrim ligjor, duke propozuar edhe mundësinë që të realizohet nga investimet publike që mbulojnë kompanitë përgjegjëse, mirëpo e gjitha ka mbetur vetëm në kuadër të një deklarate, pasi nuk është bërë asnjë përparim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:34
Drejtoresha humbi jetën se e zuri korrenti, zv.ministri i Energjisë: Problem nga rrjeti i shtëpisë, jo i jashtëm

 

Zv.ministri i Energjisë, Ilir Bejtja ka komentuar në studion e Report Tv, tragjedinë e regjistruar ditën e sotme në Durrës, ku drejtoresha e shkollës të Rrubjekës humbi jetën pasi e zuri korrenti. Bejtja tha se ky është një problem brenda rrjetit në shtëpi, jo i jashtëm.

“Mund të mos jetë o togëzuar mirë, dushi të ketë bërë masë, rrjeti mbaron në shtëpi nga sahati, asgjë nuk vjen nga rrjeti, pas rrjetit ke automatik, është siguresa brenda shtëpisë, nuk ka lidhje me rrjetin nga jashtë”, tha zv.ministri.

Ora 16:16
Humbi jetën pasi e zuri korrenti në dush, del foto e drejtoreshës së shkollës Rrubjekë! Mesazhet prekëse të kolegeve

Kjo është drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Rrubjekë, Ornela Gjeçi e cila humbi jetën e ditën e sotme pasi e zuri korrenti në dush.

“Ndahet nga jeta drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Rrubjekë - Ornela Gjeçi. Do të kujtojmë gjithmonë si një drejtoreshe e përkushtuar, si një kolege e dashur me të gjithë, si një njeri pozitiv dhe e qeshur gjithmonë. Do na mungosh te gjithëve si kolektiv dhe të gjithë nxënësve të shkollës. Pushofsh në paqe KOLEGE”, shkrihet në reagimin e shkollës 9-vjeçare Rrubjekë.

“E tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta para kohe të drejtoreshës së shkollës 9- vjeçare në Rubjekë!  Ornela Gjeçi, ishte modeli më i mirë i mundshëm i një arsimtareje të përkushtuar dhe të një gruaje të fortë por gjithmonë të buzëqeshur. Lutjet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen e bukur që Ornela la pas, sepse ajo do i mungojë të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin. U prehsh në paqe mike”, shkruan Zyra Vendore Arsimore Shijak.

1679521604_1679500207777.jpg