Thirrja e deputetit të PS: Iniciativë ligjore për vendosjen e automateve që shpëtojnë jetë në çdo familje nga energjia elektrike

Thirrja e deputetit të PS: Iniciativë ligjore për vendosjen e automateve që shpëtojnë jetë në çdo familje nga energjia elektrike

Deputeti Benet Beci në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese

TIRANË- Duke marrë shkak nga tragjedia në Fushë-Arrëz ku humbën jetën nëna me 2 vajzat pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike, Deputeti Benet Beci në komisionin e Veprimtarisë Prodhueseka kërkuar iniciativë ligjore për vendosjen e automateve që shpëtojnë jetë në çdo familje. Në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, deputeti thotë se kjo duhet të shndërrohet në një detyrim ligjor, duke propozuar edhe mundësinë që kjo gjë të realizohet nga investimet publike që mbulojnë kompanitë përgjegjëse.

“Tragjedinë e rëndë që ndodhi në familjen Kola në Fushë Arrëz e diskutova sot në komisionin e Veprimtarive Prodhuese. Ngjarja ka të bëjë me humbjen e jetës së tre anëtarëve të një familjeje si rezultat i rënies nën tension. I kërkova komisionit që të nisim një iniciativë ligjore për vendosjen e automateve që shpëtojnë jetë në çdo familje. Të jetë detyrim ligjor, por dhe të shohim mundësinë që kjo të realizohet nga investimet publike që mbulojnë kompanitë përgjegjëse. Gjeta mbështetjen e Kryetarit dhe anëtarëve të komisionit për këtë iniciativë, si dhe shprehjen e tyre të keqardhjes për këtë fatkeqësi”, shprehet Beci.

Kjo kërkesë për këtë nismë ligjore vjen pas tragjedisë së regjistruar në 28 maj në Fushë Arrëz të Pukës, ku humbën jetën nëna Prendusha Kola, 43 vjeç dhe Sidorela Kola, 19 vjeç e Emiljana Kola, 16 vjeç. Ka qenë njëra prej vajzave po lahej në dush dhe e ka zënë korrenti. E motra ka shkuar për ta shpëtuar dhe pas saj edhe e ëma, por fatkeqësisht nuk mundën të shpëtonin.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 06/06/2022 17:38

    Shpikje e re automatet dhe siguresat jane vene qysh para diktatures

    Përgjigju
  • joti: 06/06/2022 14:21

    shum mire e ke menduar sa gjyanaf ajo familjeq e u shuajt

    Përgjigju
  • Fadil: 06/06/2022 14:14

    Nje ide mjaft e mire dhe mirenjohje pa fund qe jeni afer popullit!

    Përgjigju
  • Goni: 06/06/2022 13:24

    Super gjithmon jeni ne ndihme te qytetareve

    Përgjigju
  • iljaz: 06/06/2022 13:21

    Nje qeveri punetore qe si synim ka mbrojtjen dhe sigurine e qytetareve te saj

    Përgjigju
  • Ajni: 06/06/2022 13:17

    Me duket nje ide teper e mire. Gjithmone PS ka treguar qe di cfare ben dhe uroj qe ky projekt te vihet ne zbatim sa me shpejt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump