Vishuni me të zeza në këtë sezon vjeshtë-dimër. Sfilatat e koleksioneve të reja të veshjeve vjeshtë-dimër 2013/2014 flasin qartë.
E zeza është ngjyra që do të spikasë si në veshjet e thjeshta e deri tek ato më elegantet.
Stilistët më të njohur si Roberto Cavalli, Victoria Beckham, Versace, Gucci kanë përdorur të zezën në krijimet e tyre të paraqitura në pasarelat e modës nga modelet bukuroshe duke e bërë të zezën një ngjyrë të dëshirueshme, të përdorur në një mënyrë shik dhe të rafinuar.

(Veshje nga Roberto Cavalli)
Siç shihet edhe në foto veshjet e krijuara prej tyre janë të përshtatshme përgjithësisht për në zyrë por edhe për në kohën e lirë për tu dukur sa më elegante.

(Veshje nga Victoria Beckham)
Versace ka zgjedhur fustanet shik të zeza të ngjitura pas trupit deri tek gjuri duke mos tradhtuar çizmet, tendenca e të cilave është me copa metali.

(Veshje nga Versace)
Ndërsa Gucci ka preferuar fustanet me shpatullat e mbuluara dhe me rrip në mes.
Pamja e modeleve është plotësuar edhe me çizme të gjata me takë të cilat arrijnë deri te gjuri.
Ndërkohë që tek çantat bie në sy punimi i tyre prej lëkure dhe forma si çantat e doktorëve.
Pamja e modeleve është serioze, gotike.

(Veshje nga Gucci)
Nuk do të ishte keq që një buzëqeshje të shoqëronte sfilitin e tyre në pasarelë për të treguar që e zeza nuk do të thotë domosdoshmërisht ashpërsi.
Atë mund ta përdorin dhe njerëzit pozitivë e me humor, mjafton të duken bukur.
Gjithsesi kush dëshiron të ndihet modern dhe të ndjekë tendencat e momentit nuk duhet të përjashtojë të zezën nga garderoba.
Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com