E mitura shqiptare e zhdukur prej javësh në Greqi/ Avokati: Po mbahet pa dëshirë nga 2 burra

E mitura shqiptare e zhdukur prej javësh në Greqi/ Avokati: Po mbahet pa dëshirë nga 2 burra

Artemis Vasili

Vazhdon tmerri për familjen e 19 vjeçares Artemis Vasili, me origjinë shqiptare, gjurmët e së cilës janë zhdukur misteriozisht më 16 tetor në Koropi të Greqisë.

Rasti i gjetjes së një kufome femër në një valixhe, e cila rezultoi se i përkiste një gruaje 38 vjeçare kineze ka alarmuar familjen e 19-vjeçares, pasi kishte frikë se trupi i pajetë i femrës mund të ishte i Artemis, por fatmirësisht nuk ishte.

Avokati i cështjes Anastasios Dougas, ka folur për protothema se ka informacione se vajza është duke u mbajtur pa dëshirën e saj nga dy burra. Ai nuk përjashton mundësinë që ata të kenë bërë ndryshime në pamjen e 19-vjeçares.

"Informacioni që kemi është se ajo po mbahet nga dy burra kundër vullnetit të saj. Në fakt, ata e kanë parë atë në Volos dhe Athinë, është saktësisht e njëjta dëshmi. Pas dimensionit që ka marrë çështja, mendoj se mund të ketë pasur disa ndryshime në pamjen e 19-vjeçares, mund t’i kenë prerë flokët, mund t’i kenë vendosur një paruke, nuk e di. 

"Hetimet janë duke vazhduar dhe apeli ynë është që kushdo që di diçka, të flasë edhe në mënyrë anonime",  thotë z. Dougas.

Artemis Vasili, e reja me origjinë shqiptare ka dal një mëngjes të premte të datës 16 tetor nga shtëpia, për të bërë një intervistë pune nga e cila nuk u kthye më kurrë, nga ai moment familja e saj me origjinë shqiptare po përjeton një makth me sy hapur, i cili duket sikur nuk do të marri fund shpejtë.

Autoritet greke janë ende në kërkim të gjurmëve të reja të vajzë së humbur duke o mobilzuar me çdo mënyrë për gjetjen e vajzës së zhdukur.

J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja