E zhdukur prej kohësh e reja me origjinë shqiptare në Greqi/ Rrëfehet vëllai: Nëna ime qan çdo ditë, ne po përjetojmë një makth

E zhdukur prej kohësh e reja me origjinë shqiptare në Greqi/ Rrëfehet vëllai: Nëna ime qan çdo ditë, ne po përjetojmë një makth

Vajza e zhdukur Artemis Vasilis

Makthi ende nuk ka marrë fund për familjen me origjinë shqiptare në Greqi, pas zhdukjes së mistershme të vajzës së tyre 19- vjeçare Artemis Vasilis në 16 tetor të 2020.

Vëllai i saj, Aris Vasilis në një emision “mesnatë” mes lotëve dhe lutjeve për kthimin e motrës së tij, ka rrëfyer çdo gjë që ka ndodhur ditën e zhdukjes dhe përjetimin e familjes së tij gjatë gjithë kësaj kohe të mbushur plot me dhimbje.

Pa i mbajtur dot lotët, Aris me zërin që i dridhej, i ka bërë thirrje njerëzve që po mbajnë motrën e tij kundër vullnetit të saj, ta lënë të lirë. Ai shtoi se kjo periudhë është një torturë për atë edhe prindërit e tij.

“Unë dua t'u drejtohem njerëzve që mbajnë motrën time kundër vullnetit të saj, nëse e mbajnë atë ose kushdo që i ka bërë diçka asaj, le ti japi fund kësaj torture që po kalojmë ne, unë dhe prindërit e mi, dhe ta lejojnë atë të shkojë në shtëpi. Ajo na mungon shumë. Nëse Artemis do të mund te na dëgjonte jam i sigurt që do të na kontaktonte menjëherë”

"Ne jemi katër fëmijë dhe Artemis është më e ndrojtura nga të gjithë. Atë mëngjes para se motra ime të zhdukej, nuk do ta harroj kurrë.

Unë e kisha parë atë në shtëpi para se të largohesha për punë, fytyra e saj ishte e freskët dhe e lumtur, ajo më uroi "punë të mbarë”. Motra ime ditën kur ajo u zhduk, i tha nënës time se do të shkonte në një dyqan të madh lodrash për të pyetur nëse kishin nevojë për dikë për punë. Kur kaluan orët dhe unë u ktheva nga puna, Artemis ende nuk ishte kthyer në shtëpi, kështu që prindërit e mi ishin të shqetësuar dhe ne e telefonuar.
Po atë natë shkuam në stacionin e policisë Koropi për të raportuar zhdukjen e saj dhe atje na thanë se duhet të prisnim 48 orë para se ta bënim një gjë të tillë.

Atë mbrëmje kemi dal me shokët e mi për ta kërkuar atë. Unë u telefonova edhe shoqeve të saja por ato nuk dinin gjë. Nëse do ta dija që vendndodhja e fundit e telefonit të saj celular ishte në Pallini, unë do të shkoja dhe do ta kërkoja vetëNe besojmë se ajo hipi në një automjet, jo në një autobus. "Ajo nuk shkoi nga rruga e zakonshme qe do të bënte dikush për të marrë transportin publik dhe për të shkuar në takimin e saj, por me sa duket dikush i ka thënë asaj për një takim diku tjetër dhe ka shkuar ose ka marrë udhëzime për të shkuar në një stacion specifik.", tha Aris gjatë intervistës.

Aris, foli edhe për dhimbjen pa kufi që po përjeton nënë e tyre, e cila sipas atij ajo është izoluar në dhomë dhe nuk bën asgjë. “Ne lutemi çdo ditë që ajo të jetë gjallë”, shoi ai.

"Nëna ime qan gjithë kohën, nuk bën asgjë dhe është e izoluar në dhomën e saj. E gjithë familja ka një dobësi për Artemis sepse ajo ka një karakter të ndjeshëm, nuk meriton aspak kjo që i ka ndodhur. Ne lutemi çdo ditë që ajo të jetë gjallë dhe dëshmitë që marrim na tregojnë se ajo është gjallë. Një grua pretendon se e pa motrën time në një dyqan dhe me të ishin dy të huaj. Shpresojmë se ajo është me të vërtetë Artemis dhe jo një vajzë që duket si e saj "

Gjatë intervistës ka folur edhe avokati i çështjes Anastasios Dougas, “Unë jam i sigurt që Artemis kishte një takim me dikë ditën që ajo u zhduk. Autoritetet e policisë duhet të marrin të dhënat nga fillimi dhe të gjykojnë rastin hap pas hapi, që nga dita e zhdukjes më 16 tetor. Ne ftojmë këdo që di diçka në lidhje me Artemis, të flasi”

Artemis Vasili, e reja me origjinë shqiptare ka dal një mëngjes të premte të datës 16 tetor nga shtëpia, për të bërë një intervistë pune nga e cila nuk u kthye më kurrë.

Autoritet greke janë ende në kërkim të gjurmëve të reja të vajzë së humbur duke o mobilizuar me çdo mënyrë për gjetjen e vajzës së zhdukur.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë