TIRANE - Në repartin e Zall Herit u zhvillua ceremonia e pritjes së ktihmit të kontigjentit të fundit të trupave shqiptare që shërbeu në misionin në Afganistan, “Eagle 8”. Në ceremoninë e pritjes prezent ishin Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu.

Në fjalën e saj Kodheli tha se kthimi i këtij kontigjenti shënon kështu përmbylljen me sukses të angazhimit të trupave shqiptare në misionin ISAF. Teksa vlerësoi kontributin e dhënë nga “Eagle 8” dhe nga trupat e tjera ushtarake të dërguara në Afganistan që nga 2010, në luftën kundër terrorizmit, Ministrja e Mbrojtjes shprehu vendosmërinë e

Shqipërisë për të qenë në Afganistan përkrah aleatëve ndërkombëtarë, duke kontribuar siç tha ajo me profesionalizëm. Kodheli nënvizoi se rajoni i veprimit të “Eagle 8” ka qenë kështjella e aktiviteteve terroriste në jug të Afganistanit. 

"Misioni “Eagle 8” përmbyll me sukses angazhimin tinë me forca luftimi në misionin ISAF. Rajoni i veprimeve të “Eagle 8”, kështjella e aktiviteteve terroriste në jug të Afganistanit. Që nga 2010 kur forcat speciale u nisën në mision, ju keni dhënë një kontribut të çmuar në luftën kundër terrorizmit. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në Afganistan përkrah aleatëve tanë duke kontribuuar gjithmonë me profesionalizëm." theksoi Kodheli

kodheli

Nga ana e tij, ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu, vlerësoi kontributin dhe sakrificën e dhënë nga trupat ushtarake shqiptare. Arvizu gjithashtu vlerësoi edhe lidershipin ushtarak të treguar duke theksuar se me urtësi po drejtojnë në bashkëpunim me SHBA dhe aleatët e NATO.

"Ne vlerësojmë kontributin dhe sakrificën tuaj. Vlerësojmë lidershipin civil ushtarak se me urtësi po drejtojnë në bashkëpunim me SHBA dhe aleatët." tha Arvizu

Gjatë misioneve që forcat e armatosura shqiptare kanë shërbyer në Afganistat përkrah aleatëve të SHBA-s dhe Natos , me misionin “eagel” do të humbte jetën ushtaraku Feti Vogli i cili u nderua me titullin hero kombëtar ndërsa i plagosur mbeti Aleksandër Peci, ku paçka dëmtimeve të marra pas shërimit u rikthye sërish në fushë betejë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)