Bashkimit Evropian të Transmetimeve EBU, kohët e fundit i është drejtuar me kërkesë Radiotelevizioni Shqiptar, për të dhënë një opinion lidhur me kontratën me vlerë 8.8 milionë euro të mirëmbajtjes, të përshirë në procesin e dixhitalizimit.
Në përgjigje të kësaj kërkese, EBU deklaron se kontrata nuk mund të lidhet me kushtet që propozon pala shqiptare, por vetëm duke respektuar ligjiet shqiptare dhe transparenca. EBU shprehet qartazi se mirëmbajtja nuk mund të fillojë para se sistemi të jetë implementuar e testuar.
Pra, ajo nuk mund të fillojë menjëherë, siç pretendon RTSH.
Sipas saj, së pari, s’ka asnjë procedurë për përzgjedhjen e firmës që do të kryejë mirëmbajtjen, sepse, gjatë gjithë rekomandimit, EBU shprehet që nuk ka informacion tjetër, përveç atyre që i ka çuar RTSH dhe jo për kontratën me Ministrinë, e cila garanton pas vendosjes së sistemit dhe 2 vjet garanci, si dhe parashikon trajnimet e stafit ekzistues të RTSH.
Nga ana tjetër, EBU konstaton se tarifat e propozuara nuk janë miratuar nga Autoriteti shqiptar i Mediave Audiovizive AMA.
Po kështu, vërejtjet kanë të bëjnë me faktin se mungojnë penalitetet e qarta në rast ndërprerjeje për një kontratë të mundshme, konform procedurës së tenderit të hapur dhe as nuk është i qartë roli i punonjësve që paguhen nga RTSh për mirëmbajtjen.
Redaksia online
(s,m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com