Eder feston 31-vjetorin, Icardi me
shokë e lyejnë me miell e vezë

Eder feston 31-vjetorin, Icardi me<br />shokë e lyejnë me miell e vezë<br>
Veza edhe mielli janë kthyer në traditë tek skuadra e Inter tashmë, çdo lojtarë që ka ditëlindjen do të  bëhet me vezë e me miell.

Rol kyç në këtë traditë luan kapiteni Mauro Icardi, i cili nuk ka lënë asnjë nga shokët pa e kaluar “bukur” ditëlindjen e vet në qendrën stërvitore të Inter. Kjo dëshmon se si është harmonia e lojtarëve me njëri-tjetrin dhe duket se kapiteni angazhohet maksimalisht për këtë, ky fakt mund të themi se ka patur ndikim edhe në rezulatet e Interit në fushë këtë sezon të cilët renditen të tretët në kampionat me 30 pikë.

Festët me miell këtë herë i është bashkuar braziliani i lindur në Itali, sulmuesi Eder, i cili ka festuar ditën e djeshem ditëlidjen e 31.

Icardi ka shfrytëzuar momentin që Eder po bënte masazh pas përfudnimit të seancën stërvitore dhe bashkë me Santon dhe shokët e tjerë të skuadrës ikanë uruar ditëlindjen siç ata dinë, me vezë e me miell.

Në këtë sezon Eder po qendron si zëvëndsues dhe ka arritur të shënojë një gol në 115 minuta të luajtura, vitin që shkoi Eder shënoi 8 të tillë.


Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët