Edgar Frashëri: Si e rigjeta
librin e anglezëve për Shqipërinë

Edgar Frashëri: Si e rigjeta<br />librin e anglezëve për Shqipërinë
TIRANE- "Kështu arritëm në Tiranë në fund të një pasditeje të nxehtë. Të udhëtosh me makinë në rrugët e Shqipërisë nuk ngjason aspak me zbavitjet brinjë-thyese të shfaqura në Ekspozitat tona Kombëtare; ndryshimi qëndron se, ndërsa tek kjo e fundit paguan vetëm për një minutë lemeri, kurse tek e para paguan për një orë torturë…” Kështu e përshkruajnë Tiranën e viteve 1925 Jan & Cora J. Gordon gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri në librin “Dy bredharakë në Shqipëri”, shënime udhëtimi.

Kërshëria sesi mund të dukej Tirana e viteve ‘20 nga dy “bredharakë” anglezë që shëtisin Shqipërinë, ka bërë që libri të ketë më shumë shitje gjatë prezantimit në Panairin e Librit në Tiranë, që u mbyll më 16 nëntor. Ky libër është përkthyer në gjuhën shqipe nga arkitekt Edgar Frashëri, me të cilin e lidh një histori e fëmijërisë. Frashëri pohon për gazetën se “Jan dhe Cora J. Gordon janë dy shkrimtarë të mirënjohur në  fushën e Letërsisë së Udhëtimit. Libri ngjall mjaft kureshtje, aq më tepër kur e shkruajnë dy autorë që kanë lënë pas më shumë se dymbëdhjetë libra me shënime udhëtimi nga vende të  ndryshme të  botës.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje