TIRANE - Pasi i bëri thirrje shqiptarëve për “act now”, selia diplomatike e SHBA, e drejtuar nga ambasadori Aleksandër Arvizu, ka filluar vetë e para të veprojë.
Përveç programit të saj të vazhdueshëm të riciklimit, gjatë gjithë muajit gusht, stafi i Ambasadës do të mbledhë shishe plastike të përdorura, si kontribut për një mjedis unik dhe projektin mbi planifikimin urban.
Shishet që Ambasada do të mbledhë, do të ndihmojnë për arritjen e grumbullimit të 6000 shisheve të nevojshme për të ndërtuar një stacion autobusi në Kashar, tërësisht me rërë dhe shishe të riciklueshme plastike. Projekti është pjesë e Javës së Arkitekturës të Tiranës (Tetor 2012), të organizuar nga Co-Plan dhe U_POLIS.
Mbledhja e shisheve plastike dhe kanaçeve, në fakt, është një aktivitet në të cilin angazhohet komuniteti rom në vend. Për këtë gjë ata së fundmi janë bërë pre e funksionarëve të Bashkisë së Tiranës dhe Policisë Bashkiake, ndaj dhe mbetet për t’u shpresuar që kjo e fundit të mos ndërmarrë ndonjë aksion “sekuestrimi” në ambasadën e SHBA si ato që kreu pak ditë më parë ndaj romëve në kryeqytet, të cilëve u hoqi lëndën e parë me të cilën nxjerrin bukën e gojës.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Hoxha “dorëzohet” te Totozani