Edhe bakteret
pushojnë në hotele

Edhe bakteret <br />pushojnë në hotele
Hotelet zakonisht ofrojnë për frekuentuesit e tyre komoditet, rregull, qetësi, pastërti dhe për shumë njerëz janë shtëpia e tyre e dytë. Por ndodh që në dhomën e hotelin që ju keni prenotuar për pushime, mund të ketë dhe mysafirë të paftuar.

Një studim i fundit i kryer nga amerikanët ka konstatuar se bakteret të cilat janë të kudondodhura nuk kursejnë as dhomat e hoteleve duke përfshire edhe ato hotele në të cilët pastërtia është rregulli numër një.

Vendet e preferuara për bakteret në dhomat e hoteleve janë nga më të ndryshmet dhe më të çuditshmet, si telekomanda e televizorit, çelësat e llambave, ambientet e tualeteve. Të paktën kështu është raportuar në mbledhjen e Shoqërisë Amerikane për Mikrobiologjinë mbajtur kohët e fundit në San Francisko.

Veç të tjerash në mbledhje u vendos theksi tek kujdesi që duhet të tregojmë në pastrimin e tubave të dusheve dhe të ajrit të kondicionuar, sepse uji i ndenjur mund të ushqeje baktere të rrezikshme si Legionela.

Një aromë e mirë dhe një rregullsi strikte nuk është gjithçka që duhet të ofrojë një hotel për një qëndrim të rehatshëm; duhet punuar shumë në drejtim të higjienës, jo për faktin se hotelet janë burim epidemish por çështja e pastërtisë në hotele, si në të gjitha vendet publike, nuk duhet të nënvlerësohet, është shprehur Mario Capunzo, Profesor i Higjienës në Universitetin e Salernos.

(eb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’