Një 44-vjeçar i identifikuar si Vasil Rrufa që mbante armë pa leje në studion e tij të tatuazheve, ka rënë në prangat e policisë në Durrës. Sipas njoftimit, dyshohet se qëllimi ishte trafikimi i armëve.

Policia bën me dije se janë gjetur dhe sekuestruar: “1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 granatë, 2 krehra dhe municion luftarak të kalibrave të ndryshëm, 1 armë e ftohtë (dorezë metalike), 1 palë pranga, mjete për pastrimin e armëve dhe 1 celular.”  

Policia vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë, kurse materialet hetimore i janë referuar prokurorisë.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.