​Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë ndër të vetmit deputetë të Kuvendit i cili i është bashkuar nismës sensibilizuese për kancerin e gjirit. Siç duket edhe nga këto foto, Berisha ka vënë në xhepin e xhaketës fjongon rozë që simbolizon luftën kundër sëmundjes së rëndë që prek vajzat dhe nënat.

Një gjest i tillë ka munguar nga gratë deputete nga të dy krahët e politikës, pavarësisht se duhet të jetë promotore të shëndetit të grave në tërësi, aq më tepër kur flitet për një sëmundje e cila është pa më të voglin dyshim një sfidë edhe globale. 

Shqiptarja.com ka qenë ndër të parat media e cila ka ndërmarrë një nismë sociale dhe në vijim të fushatës sensibilizuese ka bërë apel për kontrolle të shpeshta për vajzat dhe nënat, në mënyrë që beteja me këtë sëmundje të fitohet që në hapat e parë dhe të shpëtohen jetë njerëzore.
berisha

berisha me fjongo

berisha me fjongo
(Berisha me fjongo rozë në xhaketë)

shqiptarja.com
(Nisma sociale e Shqiptarja.com kundër kancerit të gjirit)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com