Derrat e egër kanë vrarë tre militantë të Shtetit Islamik. Ushtarët e ISIS u vranë nga kafshët ndërsa po ngrinin një pritë në Irakun e Veriut.
 
Ndërsa militantët po fshiheshin në një fushë në jugperëndim të Kirkuk ata u sulmuan nga derrat.
 
Një banor i fshatit është shprehur se nga ky sulm i derrave 3 militantë u vranë dhe 5 të tjerë u plagosën.
 
Duket se lëvizja e militantëve ka shqetësuar tufën e derrave të egër që banojnë në zonë.
 
Një udhëheqës deklaroi se ISIS po planifikonte të sulmonte një grup fisesh të cilët u detyruan të lenë shtëpitë dhe të ikin në malet e afërta.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com