Edhe Ferizaj në Paradën e 28 nëntorit, kryetari i Komunës, Aliu: Tok së bashku do të festojmë në Tiranën e shumëdashur nga të gjithë

Edhe Ferizaj në Paradën e 28 nëntorit, kryetari i Komunës, Aliu: Tok së bashku do të festojmë në Tiranën e shumëdashur nga të gjithë

Agim Aliu

Kryebashkiaku Veliaj ka shpërndarë këtë të dielë një video të homologut të tij në qytetin e Ferizajt, ku u ka bërë thirrje mbarë shqiptarëve për t’iu bashkuar paradës dhe festës në  Tiranë.

“Faleminderit Ferizaj!  Tirana i mirëpret të gjithë të festojmë së bashku 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ???? në #ParadaKuqeZi më 28 Nëntor, ku do jemi 1 zemër kuq e zi”, shkruan Veliaj.

Ndërkaq, kryetari i Komunës, Agim Aliu siguron se Ferizaj pa dyshim do të jetë pjesë e kësaj feste me vlerat e saj kulturore, rinore dhe sportive.

“Tirana, më 28 nëntor të këtij viti do të mbledhë shumë nga komunat nga e gjithë gjeografia kombëtare.

28 nëntori në rrugët e Tiranës, nën flamujt kuq e zi të festës, me paradën e organizuar nga miku im Erion Veliaj. Tok së bashku do të festojmë, me ansamblet, grupet artistike sportive e rinore në kryeqytetin e gjithë shqiptarëve, Tiranën e shumëdashur nga të gjithë. Ferizaj pa dyshim do të jetë pjesë e kësaj feste me vlerat e saj kulturore, rinore dhe sportive” thekson Aliu.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale