DIVJAKE - Ekspertë të Guardia Di Finanzias përfshihen në hetimet për avionin e rrëzuar në pyllin e Divajkës, që tentoi të trafikonte një sasi të madhe lëndë narkotike drejt Italisë.

Mëngjesin e së mërkurrës dy efektivë të Guardia Di Finanzias kanë shkuar në plazhin e Divjakës dhe kanë fotografuar avion në fjalë.

Mësohet se ekspertët italianë avionin e kanë fotografuar vëtëm nga larg, pasi nuk janë lejuar të të hyjnë në perimetrin e rrethuar nga policia dhe aq më tepër të fotografojnë avionin nga brenda.

Mjeti fluturues që drejtohej nga italiani, Giorgio Riformato, i arrestuar për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, prej datës 10 maj ndodhet në plazhin e Divjakës, ku dhe ngeci pas një defekti.

Ndëkaq ditën e djeshme Gjykata e Krimeve të Rënda rezervoi masën arrest me burg, për piltoin Italian, Giorgio Rifomarto, si dhe për bashkëpunëtorin e e tij shqiptar Saimir Bajrami, i cili po transportonte drejt avionit me mjetin e tij sasinë e 460 kg Canabis Sativa.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)