Edhe heronjtë qajnë, Giani De
Biasi përlotet pas fjalës së Ramës

Edhe heronjtë qajnë, Giani De<br />Biasi përlotet pas fjalës së Ramës
TIRANE- Kombëtarja shqiptare e futbollit është pritur në mënyrë madhështore nga mbi 20 mijë tifozë që ishin të pranishëm në sheshin ‘Nënë Tereza’, por edhe nga institucionet më të rëndësishme të vendit. Mijëra tifozë pritën ekipin nga momenti që zbriti nga Rinasi dhe deri në momentin që mbërriti në shesh ku ishte organizuar një koncert.

Presidenti Bujar Nishani dhe kryeministri Rama kanë nderuar dhe dekoruar kombëtaren për paraqitjen në këto eliminatore që siguruan pjesëmarrjen për herë të të parë në një event Europian. E pranishme ishte edhe ministrja Nikolla dhe përfaqësues të tjerë të sportit shqiptar.

Lotët e De Biasit
Një meritë të veçantë në triumfin e Shqipërisë ka padyshim strategu, De Biasi i cili përmes punës së palodhur, udhëtimeve pa fund për ndjekjen e talenteve, injektimit të besimit, por edhe taktikës së tij arriti që të jetë mes 24 trajnerëve që do të shkrujanë emrin në Europianin e Francës. Pas fjalës së Ramës tekniku italian u shpreh se “U përlota, ke një aftësi për të prekur telat e zemrave të njerëzve.

Kam një moto ‘beso në fuqinë e ëndrrave të tua dhe do të kthehen në realitet”. Pa këta djem nuk do të kisha bërë asgjë, i bashkova dhe i shoqërova me të gjithë ju, falë edhe bashkëpunimit me Presidentin. Jam përpjekur që të marr më të mirën nga të gjithë, ata përbëjnë një ‘lëndë plasëse’. Shpresoj që mos u zhgënjejmë”tha ai.

Lorik Cana      
Pas fjalës së De Biasit dhe Dukës ka shprehur emocionet e tij edhe kapiteni Lorik Cana. Gjakovari i mbushur me emocione nga gëzimi u shpreh se “Jemi krenar dhe të lumtur që të tjerët i bëmë të lumtur. Unë e thash edhe dje, pavarësisht se e kemi fatin në dorën tonë, ‘Shqiptarët do të fitojnë çdo luftë sapo të kenë mbaruar betejat me veten”.

Suksesi është meritë e djemve, që duhet të merren si shembull. Për arritjen e këtij suksesi kanë kontribuar të gjithë nga lojtarët dhe deri tek magazinieri. Në Europian do të shkojmë si Shqipëria e Madhe dhe jo për pushime, por me objektiva për të treguar se nuk jemi kualifikuar rastësisht”deklaroi Loriku.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 13Tetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë