Edhe Kosova po përballet me të njëjtin problem ashtu sikurse edhe Shqipëria përsa i përket teksteve shkollore. Shumë prindër kanë nisur të publikojnë foto të teksteve skandaloze të cilat i mësojnë nxënësit nëpërmjet ushtrimeve në të cilat është i jetësuar djalli apo mënyrat që nxënësit duhet të ndjekin për tu shtirur si të sëmurë që të mos shkojnë në shkollë.
Në librin e Fizikës por që ende nuk dihet se cilës klasë i përkasin, si shembull merret ‘djalli’.
Aty përshkruhet se si ‘djalli’ qëndron mbi humnerën e ferrit dhe nga aty dëgjon zërin e një studenti i cili bie poshtë. Zëri i studentit kërkohet të matet me frekuencë.
“Duke qëndruar pezull mbi humnerën e ferrit, djalli sheh se, frekuenca e ulërimës së një studenti gjatë rënies së tij, zvogëlohet nga 842 Hz në 820 Hz. A) Të gjendet shpejtësia e rënies së studentit. Ulërima e studentit shkakton rrahje kur përzihet me jehonën e vet që vjen nga thellësia e humnerës. Të përcaktohet numri i rrahjeve në dëgjimin e dytë prej studentit. Të përcaktohet numri i rrahjeve në dëgjimin e dytë prej djallit, pasi studenti i ka kaluar përballë”, është përshkrimi që jepet në librin e fizikës.
Në mesin e shkrimeve ka edhe shkrime të tilla që mësojnë nxënësit se si të sëmurën dhe të mos ndjekin mësimet, diskriminime gjinore dhe shumë shkrime të tjera që kanë shqetësuar prindërit e fëmijëve.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com