Edhe mësuesit mësojnë tërë jetën, gjithmonë për t’u përmirësuar dhe për të dhënë më të mirën për veten dhe studentët e tyre. Për këtë arsye vendet e përparuara ofrojnë mundësi trajnimesh që janë kaq të vlefshme për grupet tona pedagogjike.
Me mbështetjen e Departamentit të Shtetit, mësueset e anglishtes Marjana Tusha nga Peshkopia dhe Rajmonda Metaliaj nga Bajram Curri po marrin pjesë në seminarin rajonal Tuzla për Mësimin e Gjuhës Angleze (TELTS). Ky seminar intensiv tre ditor pajis mësuesit e gjuhës angleze me aftësi të reja për të sjellë ide dhe metoda mësimi të reja në klasat e tyre. Znj. Metaliaj tha se kjo përvojë i bën ato mësuese dhe njerëz më të mirë.
Profesioni dhe puna nuk duhet të njohin kufi dhe dorëzime përpara nxënësisë së metodave të reja dhe moderne, ndaj Drejt Punës dhe Shqiptarja.com inkurajon çdo nismë kaq të dobishme për shoqërinë.