Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ka publikuar një postim në Facebook, në të cilin, për fat të keq, tregon edhe ai se ka humbur çdo sens të logjikës. Sipas Nishanit, grabitësi Admir Murataj nuk është vrarë në një shkëmbim zjarri me Policinë. Në të vërtetë, Nishani nuk thotë se kush, sipas tij, e ka vrarë, por nuk mbetet gjë tjetër veçse të konkludosh (duke përjashtuar vetëvrasjen) se, sipas ish-presidentit, duhet të jetë vrarë nga vetë anëtarët e bandës së tij.
Natyrisht, as për arsyet e mundshme të këtij gjesti ekstrem Nishani nuk jep asnjë shpjegim dhe nuk shpjegon as pse në pamjet e aeroportit duket furgoni i Policisë që ndjek furgonin e grabitësve dhe më pas shenjat e goditjeve me armë në furgonin e grabitësve. Por ajo që me të vërtetë të habit është motivimi, mbi bazën e të cilit Nishani mbështet konkluzionin e tij: “Tentativa për t’i hedhur tym publikut me gjoja ‘shkëmbime zjarri’ nga Policia me bandën terroriste që grabiti avionin ‘Austrian Airlines’, është po aq kriminale, sa grabitja e miliona parave prej bandës, që tashmë do të paguhen nga taksat e njerëzve të thjeshtë. Nëse do të kishte patur një shkëmbim zjarri, ai do të kishte ndodhur përpara se banda të mbërrinte tek avioni”!!!
Domethënë, sipas ish-ministrit të Brendshëm, Policia mund të ndërhyjë vetëm para se të fillojë grabitja, ndërsa kur grabitja përfundon, Policia duhet vetëm t’ia mbathë. Kjo është një teori që të surprizon, sidomos kur atë e paraqit një ish-ministër i Brendshëm. Ose zbulon atë, se si punonte Policia në kohë të PD-së.
xy/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2869
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën
21 Nëntor, 12:42
-
4 misteret në familjen Berisha pas protestës së 7 tetorit
8 Tetor, 10:52
-
Grabitja e 4,6 mln eurove në Rinas, dështon pretenca ndaj të arratisurit Talo Çela! Gjyqtarja mungoi për probleme shëndetësore! SPAK do lexonte dhe prova nga SKY ECC
1 Tetor, 12:39
-
PD me Këlliçin e kanë linçuar Bogdanin si dikur Berisha ka bërë me Sokol Olldashin ose Azem Hajdarin. Dhe tani e qajnë njësoj!
21 Shtator, 15:49
-
Carlo Bollino ironizon familjen Berisha: Përpara më etiketonin si ''fashisto-komunist'', tani jam ''peng'' por njëkohësisht edhe ''anëtar'' i SPAK!! Ata janë komplet në panik, i mirëkuptoj
20 Shtator, 12:27
-
SHËNIM / Familja Berisha po habitet, janë kaq të pasur sa flasin për miliona euro sikur ishin lekë të vjetra
14 Shtator, 17:10
-
Metamorfoza e frikshme e Gazment Bardhit, edhe ai i klonuar me shpejtësi nga Sali Berisha
11 Shtator, 12:55
-
Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë
19 Gusht, 18:03
-
Protestat në Thumanë-Kashar, përse Berisha nuk ia përmend fare emrin ndërtuesit, përfituesit dhe botuesit Bashkim Ulaj?
14 Gusht, 15:53
-
Si lindën mediat skuthe në Shqipëri: Furçe opozitës, por edhe ndonjë ministri apo zv/kryeministri!
3 Gusht, 18:30
-
Çim Peka i dhuron disa qime më shumë Belos me reklamë klering te Syri?
2 Gusht, 16:33
-
Cili Bardh gënjen? Ai që akuzon Nokën si të lidhur me një trafikant droge, apo ai që akuzon sot prokurorët e SPAK?
2 Gusht, 13:09
Duhet te kishte kapur gojen paraliza qe te ra jo krahun se vetem mut nxjerr nga goja
PërgjigjuAgjensia për sigurimin e aeroportit esht e involvuar(kjo sipas mendimit tim) personeli i siguris duhet te meret nën lluparen e shtetit për te zbardhur rastin... i ekzekutuari nga vet shoket e tij esht viktim i planit të grabitjes
PërgjigjuIk or sakat baj gë!
PërgjigjuKur ka patur ndonjehere llogjike ky njeri?kur nuk kishte kur i funksiononte truri komplet si mund te kete tani me gjysem truri.
Përgjigju